Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Erla Mëhilli: Deputeti i PS tentoi të nxirrte nga rruga makinën e Kryeministrisë Empty Erla Mëhilli: Deputeti i PS tentoi të nxirrte nga rruga makinën e Kryeministrisë

Tue 4 Jun 2013 - 13:17
Zëdhënësja e kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, akuzon deputetin socialist Arben Isarai se ka tentuar të nxjerrë nga rruga makinën ku udhëtonin punonjësit e zyrës së shtypit të Kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mëhilli bën të ditur se makina e deputetit socialist bëri një parakalim të gabuar në Fier, me qëllim që të nxirrte nga rruga makinën e Kryeministrisë.

“Rrugës për në Fier, në autostradë, një makinë, me vetëdije të plotë, pasi na u afrua dhe pa kush ishte në makinën tonë, tentoi të na nxirrte nga rruga makinën ku udhëtoj unë dhe zyra e shtypit. Policia e ndalon në dalje të Fierit dhe kush ishte? Deputeti i Partisë Socialiste Arben Isarai. As që dua ta di as për të vëllain që e ka kriminel dhe burgaxhi, as për atë vetë që është deputet. Këtu do lahen të gjitha”,- shkruan Mëhilli në “Facebook”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi