Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mëlçia e peshkaqenit shëron hepatitin B, C dhe D Empty Mëlçia e peshkaqenit shëron hepatitin B, C dhe D

Sat 24 Sep 2011 - 15:47
Mëlçia e peshkaqenit shëron hepatitin B, C dhe D PeshkaqeniSkualamini parandalon zgjerimin e enëve të gjakut, duke ndikuar që indin e njeriut ta bëjë më pak tërheqës për infektime, në vend se të sulmojë vetë virusin. Kështu thuhet në një studim të bërë nga Universitetit Xhorxhtaun, sipas të cilit kompioni nga mëlçia e peshkaqenit, mund të përdoret si ilaç për shërimin e një spektri të gjerë të sëmundjeve si ethet e verdha dhe hepatitis B, C dhe D.
Lënda që përmban mëllcia e peshkaqenit skualamini parandalon zgjerimin e enëve të gjakut, të cilat zgjerohen shpejt, si në rastet te tumori dhe sëmundjet e ndryshme të syrit. Ai vepron në atë mënyrë që indin e njeriut e bën më pak tërheqës për t’u prekur nga infektimet, në vend se të sulmojë vetë virusin, pasi që zhdukja e virusit nuk mund të parashikohet.
Derisa skulamini hyn në qeliza, njëherësh mund të hyjë edhe në enët e gjakut, kapilarë dhe mëlçi, duke shtyrë pozitivisht proteinat e ngarkuara, të cilat janë të lidhura me ngarkesën negative të sipërfaqes në drejtim të brendësisë së membranës së qelizës. Disa prej këtyre proteinave përdorin virusin, dhe derisa proteinat janë të “zhvendosura”, cikli jetësor i virusit është i çrregulluar dhe nuk mund të zhvillohet normalisht.
“Peshkaqeni në pamje ka sistem primitiv, por i cili është imun. Skvalamini e mbron nga viruset që sulmojnë mëlçinë dhe indet, dhe për këtë arsye mund të shpjegohet pse peshkaqeni është aq shumë i qëndrueshëm”, thotë udhëheqësi i studimit Majkëll Zaslof.
Skvalamini që prej kohësh njihet si mjet anti-virusal.Lajmi i fundit
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi