Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sinagoga që shëron “HIV-in” me ujë të bekuar Empty Sinagoga që shëron “HIV-in” me ujë të bekuar

Sun 27 Nov 2011 - 1:06
Sinagoga që shëron “HIV-in” me ujë të bekuar HiviTë paktën gjashtë persona ndërprenë mjekimet e tyre për virusin “HIV-Aids” dhe si rrjedhojë vdiqën në mënyrë të shpejtë në Britani, pasi një kishë vendase pretendoi se po i shëronte vetëm nëpërmjet ujit të bekuar.

Skandali i publikuar të premten në faqen e parë të “Daily Mail”, ka patur një jehonë të gjerë në opinionin publik në Angli. Një gazetare që pretendonte se ishte prekur nga virusi vdekjeprurës, pa se si nga një prift Londër, u spërkat me ujë të bekuar, ndërsa recitoheshin fjalë që duhet t’i nxirrnin Djallin dhe sëmundjen nga shpirti, pasi ajo kreu një pagesë. Pas një seance që zgjati disa orë, asai iu tha që largohej pasi ishte shëruar.

Rabinët e sinagogës së ndodhur në Londrën jugore pretenduan përpara saj se ata kishin 100% sukses në këtë praktikë. Seancat e shërimit mbaheshin një herë në muaj dhe besimtarët duhet të dorëzonin analizat e tyre, për të provuar që vuanin nga një sëmundje.

Sipas një rabini, nëse sëmundja përkeqësohet, kjo është normale pasi ajo lufton në të dalë nga trupi. Me dosjen që ka përfunduar në prokurori, priftërinjtë mund të kenë shansin për të shëruar “HIV-in” dhe sëmundje të tjera në burg.

Sinagoga në fjalë është pjesë e një rrjeti botëror dhe antarët e saj financojnë aktivitetet e përditshme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi