Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Antonio Banderas, latin lover-i i Hollivudit  Empty Antonio Banderas, latin lover-i i Hollivudit

Sun 2 Oct 2011 - 23:09
Antonio Banderas, latin lover-i i Hollivudit  Antonio_banderas-018
Në thrillerin “La Piel que abito” që ka dalë në kinema këto ditë interpreton rolin e një kirurgu hakmarrës, “një nga ato monstrat që maskohen në mënyrë perfekte në shoqëri”. Në jetën private vazhdon ende të dashurojë Melanie, ndërsa do të drejtojë filmin e tij të tretë si regjisor

Për Antonio Banderas duket sikur koha ka ngelur aty ku ka qenë 30 vjet më parë. Mban veshur xhinse, bluzë të bardhë dhe çizme në stilin cowboy. Në dorë mban një cigare. Teksa thith gjithë qejf cigaren, nis të tregojë për të kaluarën dhe të tashmen. Gjithçka e nis nga rikthimi i Almodóvar. “I vetmi regjisor për të cilin vë dorën në zjarr. 21 vjet më vonë ‘Legami’ e gjeta me të njëjtën dëshirë për të rrezikuar”. Në thrillerin “La Piel que abito” që ka dalë në kinema këto ditë interpreton rolin e një kirurgu hakmarrës, ‘një nga ato monstrat që maskohen në mënyrë perfekte në shoqëri’. Hakmarrja që ushtron ndaj të burgosurit të tij është një alibi për të nxjerrë jashtë djallin që ka brenda vetes. Por është edhe njëlloj sikur artisti dashurohet me krijimin tij, njëlloj sikur Leonardo da Vinçi të shkonte në shtrat me Xhokondën. Në ekran, aktori spanjoll 51-vjeçar, duket sikur është plakur: “Eksperienca e fortë psikologjike, një burrë i matur, dhe rrudha në fytyrë. Pedro më ka dhënë mundësinë për të eksploruar territore të reja, duke ngjallur tek unë reflekse të pafundme”.

Banderas, ju konsideroheni akoma si një latin lover...

Me të vërtetë? Më bëhet shumë qejfi. Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, po ju them se nuk ka aktor që të ketë interpretuar kaq shumë role gay-sh sa unë. Për më tepër, jam i martuar me Melanie Griffith prej 17 vjetësh. Të gjithë më kërkojnë sekretin e kësaj jetëgjatësie. Është shumë e thjeshtë: duhemi. E rëndësishme është të pranojmë se raporti ndryshon, humbet gjëra, por fiton të tjera. Madje, edhe më të mira.

Disa gazeta kanë shkruar se ju u operuat nga kanceri..

Në të vërtetë ishte një tumor beninj në shpatull. Një operacion i thjeshtë, por gjithsesi i bezdisshëm. Pasdite, menjëherë pas operacionit, shkova për të marrë time bijë në shkollë.

Me mikun dhe këshilltarin tuaj, Pedro patët një ndarje të gjatë...

Po, por tani u rigjetëm dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Pedro është shumë i veçantë. Ai është krijuesi i një zhanri të veçantë, ‘zhanrit Almodóvar’. Ashtu si Fellini. Ka në univers të tijin. Do që filmat e tij të jenë sa më ekstremë. Njëlloj si ky i fundit. Është gjithmonë i zoti të krijojë diçka pas të cilit të gjithë do të çmendeshin. Është thjesht i pazëvendësueshëm në atë që bën.

Hollywood-i ju ka dhuruar statusin e një divi, por thuajse gjithmonë ju ka dhënë filma të shëmtuar...

Më ka dhuruar një varietet me filma të ndryshëm. Kam aktruar në komedi të lehta, por edhe filma të rëndë, kam kënduar dhe kërcyer edhe në Broadway. Për më tepër, më ka dhënë mundësi që të debutoj edhe si regjisor. Tani jam gati për filmin tim të tretë, “Solo”, që trajton temën e një ushtari spanjoll që rikthehet në Afganistan. Një histori krejt fantashkencë, larg historive hollivudiane. Flet për vetminë dhe luftën.

Roli juaj më i mirë?

Nuk jam një nga ata aktorët e fiksuar për të lënë gjurmë. Dua që atë që bëj, ta bëj me gjithë shpirt dhe të argëtoj publikun sa më shumë të jetë e mundur. Kjo është sfida më e madhe.

Keni marrë pjesë edhe në një film me kartonë?

Po, dhe kjo është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Është e çuditshme dhe e papërshkrueshme ajo që përjeton kur e sheh veten tënde, për shembull, në rolin e një maceje.

Ju ishit në Tunizi, në sheshin e xhirimeve të filmit “Black gold”, në ditët e revolucionit...

Po. Në fillim më dukej sikur isha në një vend të përgjumur nga anestezia, i njëjtë me Spanjën frankiste ku jam rritur.

Imazhi i Ben Ali ishte kudo, në çdo dyqan. Një muaj më vonë ishte jashtë vendit. Përjetova adoleshencën time, ardhjen e demokracisë. Nuk pata frikë për jetën time. Shikoja i magjepsur fytyrat e të rinjve që zbrisnin në shesh, gratë pa burka në drejtimin e revoltave të jashtëzakonshme. Producenti kishte frikë se Freida Pinto ishte e terrorizuar. Kur shkuam në hotel, prisnim të ishte e frikësuar, ndërsa ajo u përgjigj: Të ikim? Unë jetoj në Bombei, atje këto gjëra ndodhin çdo ditë.bota sot
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi