Aksidentohet furgoni në Balldre, dy të plagosur
Wed 5 Oct 2011 - 14:01
Dy persona janë plagosur nga një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Mësohet se pranë fshatit Balldre furgoni me targa MA 2027 B i linjës Shkodër-Tiranë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.
Nuk dihet ende identiteti i të plagosurve por mësohet se ata janë dërguar në spitalin e Lezhës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|