Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

LSI kërkon të rikonfirmohet majtas, nderon figurën e Ramiz Alisë Empty LSI kërkon të rikonfirmohet majtas, nderon figurën e Ramiz Alisë

Fri 7 Oct 2011 - 18:20
LSI kërkon të rikonfirmohet majtas, nderon figurën e Ramiz Alisë LSI-SeliLëvizja Socialiste për Integrim e ka shfrytëzuar vdekjen e ish-presidentit Ramiz Alia për të rishprehur përkatësinë e saj si forcë e majtë politike. Ndryshe nga forcat e tjera politike dhe autoritetet drejtuese të vendit përfaqësuesit të kësaj partie u përkujdesën që të bëjnë vlerësimet e rastit për Alinë. Më shumë se sa një nderim për figurën e ish-presidentit dhe udhëheqësit të fundit komunist, kjo lëvizje e LSI-së synon afrimin me elektoratin e majtë ekstrem. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ngushëllon familjen e Ramiz Alisë, duke u bërë kështu politikani i parë që ka ngushëllur deri në këto momente familje e të ndjerit. Lajmi për ngushëllimin është publikuar nga zyra e shtypit të LSI-së, ku theksohet se Meta e ka cilësuar ish-presidentin dhe njëkohësisht ish-udhëheqësin e fundit komunist, “si figurë e shquar e luftës antifashiste”, thuhet në njoftim. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një deklarate për mediat ka reaguar për vdekjen e ish-udhëheqësit komunist, Ramiz Alia i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Sanatariumit. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se vetë ministri Petrit Vasili ka ndjekur me vëmendje trajtimin mjekësor të të ndjerit Ramiz Alia, ndërkohë që një ekip mjekësor ka vëzhguar kurimin e tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi