Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Guro Zeneli: Ju tregoj ngjarjen e atentatit të Ramiz Alisë në Has Empty Guro Zeneli: Ju tregoj ngjarjen e atentatit të Ramiz Alisë në Has

Mon 6 Feb 2012 - 17:04
Guro Zeneli: Ju tregoj ngjarjen e atentatit të Ramiz Alisë në Has 51110TIRANE-Vijon intervista e sekretarit të Ramiz Alisë. Guro Zeneli rrëfentë panjohurat e mëdha që lidhen me jetën dhe veprimtarinë e ish-kreut të shtetit komunist Ramiz Alia. Historia e tij ka nisur si drejtues i Lartë i Rinisë së rrethit të Fierit dhe më mbrapa ka përfunduar i përdhosur si mësues fshati në Finiq të Sarandës. Mirëpo aftësitë e tij të veçanta në drejtim të krijimtarisë dhe mardhënieve me njerëzit, bënë që shumë shpejt ta shikonte veten në drejtim të pallatit të kulturës së qytetit të Sarandës. Nuk do të vononte që ai të shikonte shkëlqimin e veçantë të jetës së tij. Një urdhër i papritur e njoftoi se kërkohej për të punuar në administratën më të lartë të shtetit si këshilltar direkt i presidentit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi. Për pak kohë si Zeneli kishte filluar punë në krye të presidiumit do të vinte Ramiz Alia. Ishte pikërisht viti 1982 kur do të niste punën me Alinë të cilën nuk do të ndërpriste deri sa Alia të largohej përfundimisht nga pushteti. E veçanta e Guro Zenelit është se ka qenë nga të paktët njerëz që ka punuar me Ramiz Alinë me të cilin mbajti kontakte të rregullta deri në fundin e jetës së tij. Pikërisht sot, kur Alia ka pak kohë që ka ndërruar jetë, ai pranon të flas për të duke e konsideruar si një shenjë tjetër mirnjohje duke e kujtuar. E ndërsa në numrin e kaluar ai tregoi për metodat e reja që Alia konceptoi në funskionimin e Kuvendit Popullor menjëherë sa erdhi në krye të tijë, madje duke i hequr dënimin me iterrnim vetë ish gruas së paraardhësit me të cilin nuk kishin shumë afërsi por që gjithsesi e ndjente detyrë morale për të kontribuar në përmirësismin e kushteve të nënës së fëmijëve të tij. Ndërkohë që sot ai tregon një tjetër episod tepër interesant për jetën e Alisë në krye të shtetit të djeshëm. Konkretisht ai dëshmon për turin politik të shefit të tijë në vitin 1983 në veri të vendit kur Enver Hoxha ishte akoma gjallë, tur që atëhere u cilësua si promovim i tij si pasardhës i vetë Enver Hoxhës. Pikërisht në atë kohë Alia është rrezikuar nga një atentat që do t'i bëhej në një miting në Has të Kukësit. Pas kësaj, atetnatori u arrestua dhe u dënua me vdekje. Por ndërhyrja energjike e Alisë bëri që atij t'i falej jeta dhe me rënien e komunizmit ta shikonte veten jo vetëm si jurist i njohur me një famë shumë pozitive në strukturat më të nderuara të shtetit por edhe si një nga njerëzit e caktuar që do ti duhej të gjykonte vetë Ramiz Alinë. Ishte pamundësia e tij për dinjitet karakteri siç është thënë në opinion që nuk ka pranuar të merrej me çështjen e njeriut që i kishte falur jetën. Këto dhe të tjera lexuesi do ti mësojë pikërisht te intervista e mëposhtme e vetë zotit Guro Zeneli.

( Vijon nga numri i kaluar )

Kemi dëgjuar zoti Guro se Ramiz Alisë dikur i është bërë një atentat që ka ngelur në tentativë. Unë kam qenë student në atë periudhë dhe një lajm i tillë mbaj mend që u përhap me shpejtësi në të gjithë shoqërinë shqiptare. Si është e vërteta?
Kjo që thoni ju është shumë e vërtetë. Atëhere, pra në vitin 1983, në Has të Kukësit, një icident i ndodhur është konsideruar si të thuash një atetat i mbetur në tentativë ndaj Ramiz Alisë.
Pse thoni u cilësua?
Sepse e vërteta është se në mitingun që pritej të bëhej në Has, për Ramiz Alinë është kapur një person me granatë në xhep. U tha se donte të bënte atentat por nuk e di nëse ishte me te vërtetë.
Pse shpreheni "ishte me të vërtetë atentat"? A u kap me granatë në xhep para tribunës ku do të hipte Ramiz Alia?
Kjo është e vërtetë por nëse do të vriste apo jo Ramiz Alinë, këtë nuk e di mirë. Këtë e di vetëm ai. Mbajtjen e bombës, një adoleshent mund ta ketë pasur nga naiviteti. Ki parasysh se mund të jetë ajo krenaria e malësorit që të mbajë armë me vete. Megjithatë kjo tashmë s'ka fare rëndësi.
Si është ngjarja e saktë?
Historia lindi te vizitat e Ramiz Alisë që zhvilloi në vitin 1983 në Shqipëri. Ishte akoma gjallë Enver Hoxha. Ato vizita ishin si të thuash në një farë mënyre një prezantim apo një promovim i tijë si pasardhës i Enver Hoxhës. Duhet ti mbani mend vizitat e tij të bujshme në atë kohë. Kanë qenë muajt e verës Maj-Qershor që ai bëri tre vizita në veri ndërsa në muajin shtator, ndërrmori turin në jug.
Dhe ku ndodhi atentati i dështuar ta quajmë?
Ngjarja ndodhi në veri.
Ju keni qenë prezent?
Patjetër. Unë kam qenë në të gjitha takimet e tij në veri dhe më mbrapa në jug.
Si ndodhi?
Ramiz Alia u nis në turin e tij në rrethet Dibër, Kukës dhe Tropojë. Me vete mori ndihmësin e parë Leka Shkurtin, anëtarin e Komitetit Qëndror që mbulonte shtypin dhe propagandën Mehmet karakushin dhe unë si sekretar i tijë.
Pritja dhe organizimi ishin jo vetëm madhështore por mjaft emocionante.
Kur do të bënte vizitat në rrethin e Kukësit ishte planifikuar edhe një miting në qendër të Hasit.
Aty ndodhi ngjarja?
Po në Has.
Po..., dhe si ndodhi?
Kur po shkonim në Has ishte planifikuar që në qendër të tij të mbahej mitingu dhe pas mitingut ishte planifikuar që Ramizi të pinte një kafe në shtëpinë e patriotit dhe komandantit të batalionit partizan të zonës të kohës së luftës Ismail Poga. Unë ndërkohë me makinën e punës dhe me inxhinierin elektronik të fonisë dhe fonin rezervë, dmth qëndrën e zërit me mikrofona dhe altorpalanta, shkuam rreth një orë para për të parë paraprakisht përfundimin e përgatitjes para se të vinte Ramizi.
Po a i merrte pushteti lokal masat?
Patjetër që i merrte, por ne merrnim masat tona për të qenë në gatishmëri për çdo avari që mund të paraqitej. E kupton se çdo të thoshte të dështonte një miting në atë kohë? Se kështu konsiderohej avaria, dështim. Do të thoshte që të përgjigjej rëndë kushdo. Kështu që ne kishim detyrat tona.
Pas jush do të vinte Ramizi?
Kishim llogaritur një diferencë prej një ore. Pra, ne ishim në qendër të Hasit ku do të bëhej mitingu fiks një orë para tij. Ai ndërkohë ishte nisur për në drejtimit tonë ku do të bënte takimin.
Sa makina ishin?
Ishin tre makina.
Tre?
Po po tre. Në makinën e parë atë ditë ishte ulur shoqëruesi i tij i pare, Vaskë Gaspari. Në makinën e dytë ishte vetë Ramizi me një shoqërues të radhës që renditej pas Vaskës dhe në makinën e tretë ishte grupi i shoqërimit. Pak para se të vinte në hyrje të Hasit, makina e parë në të cilën ishte oficeri i parë pra Vaska, u shkëput nga grupi dhe rendi me shpejtësi drejt vendit të takimit të bënte edhe një kontroll të fundit të situatës dhe të merrte kontakt me njerëzit e sigurisë së mitingut. Pas kësaj Vaska kishte detyrë të kthehej në drejtim nga vinte makina me Ramizin dhe të kryesonte grupin. Por në këtë kohë që ia erdhi në vendin ku ishin grumbulluar njerëzit, u njoftua nga sektori i sigurisë se një person kishte në xhep një granat. Madje personi edhe ishte identifikuar dhe mbahej në mbikqyrje. Vaska në atë moment më takoi dhe mua dhe më tha situatën alarmante dhe për se bëhej fjalë. Madje unë mësova edhe ku rrinte personi që ishte me granatë në xhep pa e kuptuar se kishte vënë në alarm forca të tëra të sigurisë së takimit. Pas kësaj Vaska la porosi të përfundonte neutralizimi i rrezikut dhe u nis me shpejtësi skëterr në drejtim nga vinte makina e Ramizit. U takuan në hyrje të Hasit pra shumë afër vendit të mitingut dhe ndali makinat. Di se u ka kërkuar që të bënin pak pushim sepse ishte situatë alarmi dhe me rrezikshmëri. Kështu e konsideronin në gjyhën e tyre të sigurisë një situatë të tillë.
Çfarë bëri Ramizi? U tremb?
As që bëhej fjalë për frikë madje as për të ndaluar. Unë nuk isha në atë moment në vend, por di se Ramizi u përgjigj: Unë kam punën time ju kryeni detyrën tuaj. Unë jam në aksion politik dhe nuk bëhet fjalë që të ndalemi. Dhe dhe shenjë që të nisej makina.
Si vijoi plani?
Menjëherë ndërsa makinat u nisën, aty për aty siguria ndërroi paksa mënyrën e progranmit. Kështu ndërsa ishte lënë që vizitën te shtëpia e komandantit të batalionit partisan të periudhës së luftës, Ismail Pogës ta bënim si të mbaronte mtingu, menjëherë u vendos që aty të shkonim para mitingut. Vaska i foli gjithë personelit të shoqërimit nëpërmjet kufjeve sekrete që mbanin në vesh. Kështu që koha që shkuam për të pirë kafe në shtëpinë e Pogës mjaftoi që gjithçka të mbyllej me sukses.
Kë konsideronit sukses në ato momente?
Sukses do të thoshte që të arrestohej dhe të bëhej i paefektshëm "objekti" që në rastin konkret ishte personi që dyshohej se mund të bënte atentat mbi Ramiz Alinë. Por jo vetëm kaq por ky arrestim duhej të bëhej pa u kuptuar dhe pa as më të voglën zhurmë që të mos mësohej asnjëherë se çfarë kishte ndodhur. Kjo kishte rëndësi të veçantë në atë kohë për shkak të imazhit.
Dhe kur thatë se gjithçka përfundoi me sukses keni parasysh këtë fakt?
Patjetër. Arrestimi i tij me sa di unë, u bë në fshehtësinë më të madhe dhe askush nuk mësoi se çfarë kishte ndodhur dhe si ishte puna. U mësua vetëm kaq se Ramiz Alia ishte në shtëpinë e ish-Komandatit të luftës për të pirë një kafe simbolike. Kështu që askush nuk lëvizi nga sheshi dhe pas pak si u sinjalizuam për përfundimin e askionin e forcave të sigurisë u çuam dhe vijuam axhendën e planifikuar.
Por, si ka mundësi që u hap lajmi në të gjithë Shqipërinë?
Po e panë dy veta. Ata i shtuan dhe dy të tjerë dhe kështu me radhë. Por një gjë duhet të dini se kjo u përhap.
A e mbani mend emrin e tij apo s'jeni në dijeni si ka shkuar më tej?
Si ore se mbaj. Ai jo që nuk u harrua por pati një histori të veçantë. Pasi kanë dashur ta dënonin me pushkatim.
Si quhej?
Quhet Skënder Haluci dhe me sa di unë në s'jam i gabuar ka qenë tek Avokati i Popullit, jurist apo komisioner nuk i di mirë funksionet e atij istitucioni. Tani më duket se e kam dëgjuar emrin se është emëruar gjykatës në një rreth nuk e mbaj mend se ku.
Thatë se u kërkua dënimi me pushkatim?
Patjetër. Një rast i tillë u diskutua shumë në Presidiumin e Kuvendit Popullor kur sipas proçedurës erdhi vendimi i gjykatës për vendimin e tij me vdekje.
U dënua me vendim të gjykatës "me vdekje"?
Po. Gjykata e Lartë shqyrtoi çështjen në fjalë dhe dha dënim "me vdekje" më duket se "me Pushkatim" .
Pse erdhi ai vendim për diskutim në Presidium?
Sepse gjithnjë vendimet e gjykatave kur ishin për dënime me vdekje miratoheshin në Presidiumin e Kuvendit Popullor dhe kur merrnin autorizimin e tij ekzekutoheshin ose anulloheshin.
Në rastin e tij di që nuk është zbatuar pra nuk është ekzekutuar. Pse?
Këtu ndërhyri Ramizi, madje me këmbëngulje. Ai tha se nuk lejonte në as një mënyrë që ai të pushkatohej. Mirëpo të gjithë ishin të irrituar se si ka mundësi që të falej një person që kishte tentuar atentat ndaj udhëheqësit të shtetit. Por, Ramiz Alia këmbënguli me forcë madje me revolt që një gjë të tillë nuk do ta lejonte asnjë herë. Fati Ramizit në qëllimin e tij e deshi që u mbështet fuqishëm edhe nga Sihat Tozaj i cili tha se shoku Ramiz kishte shumë të drejtë që insistonte me tërë forcën që të mos pushkatohet i dyshuari për atentat. Pas fjalës bindëse të Sihatit të gjithë u tërghoqën nga mendimi i parë dhe kështu u vendos që ai të falej.
Si ka mundësi të kërkonte falje kur Ramizit vetë iu rrezikua jeta në se do të funskiononte alibia e prezantuar?
Sepse ai arsyetonte se kishte të bënte me autoritetin e tij dhe se ato vizita të sukseshme në veri të cilat u cilësuan si madhështore nuk donte tu jepte një shije vdekjeje madje as banorëve të zonave me të cilët pothujase kishte bërë një prezantim si lider i ardhshëm i shtetit. Nuk donte t'ju jepte një lajm të tillë se vizita e tij kishte çuar në vdekje një person.
Dhe arriti ta falte?
Me një arsyetim dhe këmbëngulje të tillë dhe me mbështetjen e Sihat Tozajt, ai arriti t'i bindte të gjithë anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe kështu shpëtoi jeta e Skënder Halucit.
Thatë se Haluci në periudhën e pas komunizmit ka pasur një jetë me funksione të nderuara. A ja ka ditur të paktën Ramiz Alisë këtë nder?
Unë nuk kam qenë shumë në korent se pas kësaj historie por me sa di kam mësuar ai ja ka ditur shumë. Madje unë mund t'ju tregoj një detaj tepër interesant që flet shumë për karakterin e atij njeriu i cili ka treguar se me të vërtetë ruan në qenien e tij vlera të një karakteri dhe dinjiteti tepër të veçantë. Në kohën që do tu bëhej gjyqi anëtarëve të ish-udhëheqjes së lartë komuniste, ai u caktua të gjykonte Ramiz Alinë. Por, ai siç më kanë thënë nuk ka pranuar duke thënë se "unë nuk mund të gjykoj Ramiz Alinë i cili më ka falur jetën". Kështu u caktua një tjetër.
( Vijon në numrin e ardhshëm )
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi