Sarandë, qëllon me armë komshiun, ndalohet 31-vjeçari
Wed 12 Oct 2011 - 19:26
Sarande – Policia e Sarandës ka ndaluar një shtetas 31-vjeçar i cili qëlloi me armë fqinjin e tij. Ngjarja ka ndodhur rrreth orës 20:40 në Sallën Operative të Komisaritit të Policisë Sarandë është marrë një njoftim nga një shtetas i cili kishte konflikt me një fqinjin e tij. Menjëherë në vend kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë konstatuar një person i cili është futur brenda shtëpisë dhe ka dalë me një armë zjarri duke qëlluar në drejtim të banesës së fqinjit të tij.
Nga ndërhyrja e policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe shoqërimi për në Komisariat i shtetasit Martin Nikollë Kovaci, vjec 31, lindur në Pukë dhe banues në lagjen “Qazim Pali” në Borsh.
Nga të shtënat e armës nuk ka pasur persona të lënduar. Nga veprimet procedurale ka rezultuar se ky shtetas kishte konflikt me shtetasit Sulejman Sala dhe dy djemtë e tij për një rrënjë ulliri të prerë.
Nga Komisariati I Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë I këtij shtetasi. Materialet procedurale I janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për kopetencë për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga nenet 76, 22, 278 dhe 274 të Kodit Penal.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|