Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

VV: Qeveria nuk mbron diasporën  Empty VV: Qeveria nuk mbron diasporën

Sat 22 Oct 2011 - 19:28
Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Qeverisë së Kosovës t’i tërhiqet vërejtja për mënyrën se si po hyn në marrëveshje bilaterale me shtetet evropiane, në të cilat jeton diaspora jonë shkruan Telegrafi.

“Është detyrë e shtetit amë që të marrë përgjegjësi për mirëqenien e shtetasve të vet, kudo që gjinden ata. Nuk mund të presim që shtetet e tjera të kujdesen për dinjitetin e diasporës tonë, nëse vet Kosova dhe Qeveria e saj nuk bëjnë përpjekje që marrëveshjet të strukturohen në atë mënyrë që ligjërisht të mbrohen qytetarët tanë nëpër botë”, thanë anëtarët e Lëvizjes në një konferencë për shtyp, duke u fokusuar edhe në marrëveshjen për transferimin e të burgosurve, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës.

“Për këtë marrëveshje jemi njoftuar nga autoritetet zvicerane, që edhe një herë tregon se kjo Qeveri i mbanë në terr informativ edhe mediat edhe popullin”.

“Pas shitjes së pasurisë së Kosovës dhe futjes së vendit në kolaps ekonomik, Qeveria e Thaçit ka filluar t’i përdorë qytetarët e saj jashtë vendit si plaçkë tregu, për të siguruar mjete materiale dhe për të rregulluar reputacionin e saj, në këto vende, edhe ashtu të rënë përtokë”.

Për ta, kjo marrëveshje ka parasysh vetëm interesat zvicerane, ndaj kërkojnë që kësaj t’i shtohen edhe të drejtat e njeriut, që personi i dënuar të vendosë vet nëse dëshiron ta mbajë burgun në vendin ku i është shqiptuar dënimi apo në Kosovë.

“Pllakatet e Ministrisë së Diasporës në të gjitha qytetet e Kosovës, të vendosura gjatë pushimeve verore ‘Mirë se erdhët mërgimtarë’, marrin kuptimin e plotë të trajtimit faktik vetëm kur atyre t’ju shtohen edhe fjalët ‘për t’iu plaçkitur’. Në këtë kuptim, mirëseardhja ka kuptim për Qeverinë e Kosovës, por jo edhe për shtetasit e Kosovës jashtë vendit”.

Burimi: //albeu//
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi