Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greqia mbron klonin Empty Greqia mbron klonin

Tue 4 Jan 2011 - 16:51

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Hristos Papoutsis u është përgjigjur menjëherë dhe ashpër komenteve negative të zëdhënësit të komisioneres përgjegjëse për cështjet e politikës rajonale Danuta Humbner, të opozitës greke, por edhe të shtypit turk, në lidhje me ndërtimin e gardhit me tela me gjemba në kufijtë lindorë të Greqisë me Turqinë.“Është hipokrizi që deri më sot disa kanë akuzuar Greqinë se nuk mund të ruaje dot kufijtë e saj sipas marrëveshjes së Schengen dhe tashmë e kritikojnë atë që përforcon mbrojtjen e këtyre kufijve”, ka deklaruar Papoutsis. Realiteti i hidhur i emigracionit ilegal në Greqi pasqyrohet në vetë shifrat shokuese që ka publikuar ministri grek dhe që jane komentuar nga gjithë shtypi vendas. Vetëm në vitin e fundit Greqia ka përballuar valën e hyrjes së 128.000 emigrantëve ilegalë. Katër vitet e fundit ky numër ka shkuar ne 512.000. Vetëm nga Turqia në 10 muajt e parë të vitit 2010 hynë 50.000 emigrantë ilegalë, prej të cilëve 43.500 nga lumi Evro. Më pas ministri Papoutsis ka sqaruar se qeveria Papandreu ka një sensibilitet të madh në cështjen e të drejtave njerëzore, apo shpresës së emigrantëve për një jetë më të mirë, por njëkohësisht është përgjegjëse dhe për të drejtat e qytetarëve grekë.

Disa ditë më parë, në një intervistë të tij, ministri grek ka deklaruar se Greqia do të ndërtojë një gardh prej telash me gjemba në kufijtë e saj lindorë me Turqinë për të përballuar valën e emigrantëve ilegale që vijnë nga shteti fqinj.

Gardhi, me gjatësi 12.5 kilometra dhe lartësi 3.5 metra do të ndërtohet vetëm në një pjesë të kufirit tokësor prej rreth 200 kilometrash që ndan këto dy vende, në zonën e lumit Evro.

Por ndërtimi i tij është konsideruar nga zyrtarët e BE-së si një masë afatshkurtër që nuk do t’i japë zgjidhje problemit të emigracionit të paligjshëm.

Prej vitesh Athina akuzon Ankaranë se nuk ka marrë masa për të ndaluar vërshimin e emigrantëve ilegale nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme që hyjnë ilegalisht nga Turqia në Greqi për të shkuar në vendet e BE-së
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi