Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Miriam Cani, “konkurente” me Albanin Empty Miriam Cani, “konkurente” me Albanin

Sun 23 Oct 2011 - 1:13
Miriam Cani, “konkurente” me Albanin MiriamTeksa Miriam Canit i kishin ofruar për të qenë pjesë e spektaklit “ The Voice of Albania” nga ana tjetër, bashkëshortit të saj Alban Skënderaj i kishte ardhur ofertë për të qenë pjesë e një formule të ngjashme në Klan.

Tashmë ata gjenden të “ndarë” në hapësirë, por të bashkuar në atë çka duhet të përzgjedhin e të japin Shumë vite më parë është larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në një audicion dhe është spikatur në një konkurs talentesh të reja.

Sot rikthehet, ku këtë herë nuk do të jetë në rolin e konkurrentes, por në juri. Do jetë ajo që do të jepi mendimin e saj për atë që do të fitojë “The Voice of Albania”.

Cani, mbrëmë ishte në katërshen e jurisë së spektaklit të realizuar në Top Channel”. Vajza bionde, pjesëtare e ish- grupit “Preluders” në Gjermani dhe një nga këngëtaret më të dashura në Shqipëri na ka treguar për këtë eksperiencë të veçantë që po jeton këto ditë. E përtej këtij angazhimi na ka rrëfyer për marrëdhënien e saj me këngëtarin Alban Skënderaj, jetën e tyre të vrullshme dhe atë çka mendon ajo për martesën.

Miriam, jeni në jurinë e “The voice of Albania” si e gjeni vetën si përzgjedhëse dhe trajnues për talentet e reja?

Jam shumë e lumtur që jam pjesë e kësaj shfaqjeje. Nuk kam qenë kurrë pjesë e projekteve të tilla në Shqipëri. Nuk mendoj se do kishte diçka, ndonjë format më të përshtatshëm për natyrën time. Rolin e ‘mësueses’ s’kam provuar kurrë, por mendoj që kam shumë gjera për të treguar nga eksperiencat e mia në gati 10 vitet e kaluara që kam mbledhur në botën e artit gjerman. Është hera e parë që gjendem në rolin e kundërt, pasi në vitin 2003 isha vetë pjesë e një kompeticioni të tillë në Gjermani, ku u formua grupi “Preluders”

Si i’u erdhi propozimi për të qenë pjesë e këtij spektakli dhe si e pritet?

Ftesa më erdhi nga uutori i programit Rezart Aga. U ndjeva shumë e vlerësuar për këtë. Ndjehem mirë që punojë me një staf të tillë, siç është ky i “The voice”. Janë mbi të gjitha njerëz me “vizion“ dhe punojnë me pasion për të bërë diçka ndryshe në Shqipëri. Këtë e vlerësoj. Natyrisht që më është dashur disa ditë për ta menduar mbi të gjithë për të kombinuar angazhimin tim me projektet që po realizoj njëkohësisht në Gjermani, si Musical “Hair”, që realizohet një herë në 10 ditë/2 Javë deri në qershor të vitit 2012, për të cilën duhet të udhëtoj çdo herë në Gjermani.

E pranuat menjëherë apo ishit në mëdyshje?

Më janë dashur disa ditë për të koordinuar edhe projektet e tjera që po bëj, por isha shumë e lumtur kur gjithçka u bë e menaxhueshme.

Tashmë janë mbyllur pjesa më e madhe e audicioneve, si e gjykoni ju, ka talente Shqipëria?

Ende nuk kemi dëgjuar gjysmat e kandidateve. Për ata që kam dëgjuar kam qenë e befasuar. Një nivel shumë i lartë. Mund të them me plot bindje, që ishte një nivel, i cili mund të krahasohet me artistë profesionist që janë në treg. Mbi të gjitha janë artistë që muzikën e kanë pasion. Kjo është diçka që depërton vetëm nëse e ndjen vërtetë atë që bën.

Do jetë e vështirë për ju të dalloni një element të vetëm mes gjithë këtyre talenteve, pra personin fitues?

Është e vështirë dhe e pamundur të dallosh që në fillim se kush do jetë fituese sepse e gjitha është edhe çështje zhvillimi. Aty do bëhet dallimi se kush është i aftë të zhvillohet dhe të bëjë edhe publikun për vete me prurjet dhe performancat e tij. Vetëm talenti nuk mjafton për një karrierë në botën e artit.

Çfarë duhet të ketë ai konkurrent që do të jetë i pari i “The voice of Albania” ?

Duhet të jetë artist në shpirt. Nuk mund të përshkruhet me fjalë. Mbas talentit dëshiroj shumë që të jetë një njeri i thjeshtë, me këmbë në tokë dhe një njeri që do jetë gjithmonë në kërkim për më shumë. Mos të jetë asnjëherë i kënaqur me suksesin momental. Vetëm kështu mund të ndërtosh një karrierë të vërtetë me një bazament të fortë.

Ju jetoni mes Gjermanisë edhe Shqipërisë, është kjo periudha që ju do të qëndroni më shumë në Shqipëri për shkak të spektaklit?

Deri në përfundimin e shfaqjes do jem më shumë në Shqipëri. Sepse dëshiroj të integrohem sa më shumë edhe në zhvillimin e pjesëmarrësve që do jenë në ekipin tim. Shkëputjet do i kem vetëm në periudhat që do kem shfaqjet e mia në Gjermani.

Në një tjetër spektakël paralel por në një televizion tjetër, në të njëjtin pozicion është edhe bashkëshorti juaj, Alban Skënderaj, ishte kjo një ofertë e rastësishme që ju erdhi nga të dyja krahët?

Ishte vërtetë e rastësishme. Por nuk shkojmë aq larg, sa mendojmë konkurrencën ose diçka tjetër. Jemi dy artistë me karrierë të pavarur nga njeri-tjetri. Duke qenë që këto dy formate janë nga dy programet më të mëdha që po zhvillohen në Shqipëri nuk mund ti refuzonim (qesh). Ndihemi të dy shumë të vlerësuar që jemi pjesë e këtyre programeve më të mëdha që po zhvillohen në Shqipëri. Jemi të lumtur që po shijojmë bashkë një sukses te dyfishtë.

Jeni ju në “konkurrencë” me njëri-tjetrin, flisni për ditët tuaja të kaluara në vendet të ndryshme?

Në flasim për gjithçka me njeri-tjetrin. Për çdo detaj. Duam suksesin e njeri-tjetrit si tonin. Nuk i shkojmë gjërave kaq larg. Në radhë të parë vjen lidhja jonë private e ndërsa të tjerat janë projekte e punë momentale. Nuk ngatërrojmë kurrë jetën private me atë profesionale.

Dukesh një vajzë e komunikueshme, e qetë, dhe profesioniste në gjithçka që bën, në cilat raste të ndodh të debatosh me Albanin për një çështje të caktuar?

Ne jemi një çift krejt normal si çdo çift tjetër. Duke bashkëjetuar është normale që lindin debate. Kjo e mban një lidhje të gjallë. E mira jonë është që jemi njerëz të logjikshëm dhe kemi mësuar në lidhjen tone të bëjmë gjithmonë kompromise dhe të pranojmë të drejtën dhe gabimin.

Keni ndenjur ndonjëherë zemëruar me njeri-tjetrin, qoftë edhe me orë?

Duke qenë që edhe ne jemi njerëz me ndjenja, ndodh që edhe mund të zemërohemi për diçka.

Por janë të gjitha gjithmonë momentale ndonjëherë një orë më shumë, ose më pak.

E keni menduar martesën, kur do kemi një dasmë, ku Miriami të jetë e veshur nuse e Albani dhëndër?

Ende nuk e kemi menduar, jemi shumë të lumtur dhe të plotësuar për momentin kështu si jemi.

I keni qejf fëmijët, e mendoni veten nënë?

Natyrisht që po fëmijët më pëlqejnë, më dhurojnë gjithmonë paqe kur jam me ta, janë shumë të sinqertë. Pasjen e një fëmije e shoh si një gjë shumë të bukur dhe një bekim në të ardhmen tonë. Si një shpërblim të gjithçkaje që unë kam bërë dhe po bëj në jetën time. Mendoj që ky është plotësimi i vërtetë i jetës së një njeriu.
Paralel me qëndrimin tuaj këtu, keni ndonjë projekt muzikor, ndonjë këngë të re..?

Kam shumë dëshirë të realizoj një këngë të re në javët e ardhshme. Por kjo varet e gjitha edhe nga koha që do kem në dispozicion. Me siguri do realizohet. Është diçka që doja ta bëja me kohë por për shkak të angazhimeve në Gjermani më është dashur ta shtyj.

Cila është gjëja më e bukur që ju ka ndodhur në jetë?

Atë e përjetojë çdo ditë. Falënderoj Zotin çdo mëngjes që zgjohem mirë me shëndet dhe kam njerëzit që dua pranë.

Vendi më i bukur që keni vizituar?

Vendi më i bukur për mua është aty ku ndjehem në shtëpi. Kam lëvizur shumë 10 vitet e kaluara, por bukuria është relative. Varet për çfarë bukurie flasim atë vizuale apo atë shpirtërore. Vizuale për mua është Gjermania vendi më i bukur në botë. Shpirtërisht…aty ku ndihem si në shtëpi.

Çfarë do të këshilloni të gjithë atyre që kanë ëndërr televizioni por edhe muzikën?

Këshilla ime më e madhe është që të jenë vetvetja. Të kenë besimin në vete dhe tek ajo që ata bëjnë. Mos të ndalen kurrë së punuari. Sepse talenti është vetëm baza…Puna është çelësi i suksesit! /shekulli/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi