Miriam Cani përgënjeshtron: “Nuk jam shtatzënë”
Mon 21 Jan 2013 - 1:30
Këngëtarja e njohur shqiptare, Miriam Cani, ka reaguar pas lajmit të dhënë në mediat se ajo dhe i fejuari i saj, këngëtari Alban Skënderaj, presin një fëmijë.
Me anë të një statusi në Facebook ajo sqaron: “Të dashur miq! Pasi telefoni më ka rënë pa pushim këto tri ditë dhe më kanë ardhur e-maile të shumta në lidhje me informacionin që unë qenkam shtatzëne, dua t’ju them që ky lajm nuk është i vërtetë”.
“Kam postuar në faqen time disa herë foto me fëmijë, sepse më janë dukur shumë të bukura, por aspak duke i lidhur personalisht. Unë fëmijët i adhuroj me shpirt dhe kam pasur gjithmonë një raport shumë të veçantë me ta dhe së shpejti do të vijë momenti që Albani edhe unë do të plotësohemi si familje…Por ky moment ende nuk ka ardhur. Kur të vijë, do t’jua bëj të ditur”./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|