Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Lajthit Ministri serb Daçic: Përgjigje sulmit të Kosovës në veri Empty Lajthit Ministri serb Daçic: Përgjigje sulmit të Kosovës në veri

Thu 27 Oct 2011 - 15:53
Ministri i brendshem serb Ivica Daçic bën një deklaratë ekstremiste dhe jashtë realitetit të ri në Ballkan kur thotë se “sulmi i forcave të sigurisë së Kosovës në veri, nuk do të mbetet pa përgjigje”
Serbia duhet të thotë qartë se qëllimi ynë është mëvetësia e serbëve në veri të Kosovës dhe ky lypset të jetë qëndrim zyrtar i shtetit, konsideron zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçic dhe shtoi se duhet biseduar për çdo gjë, madje edhe për këmbimin e teritorit.
Në një intervistë për gazetën e sotme “Veçernje Novosti”, Daçic ka vlerësuar se koha është për aksion më të vendosur, dhe Beogradi më nuk guxon të përsërit me parulla “Kosova është Serbi”. ”Nëse themi se qetë do të shikojmë çka po bëjnë shqiptarët, atëherë ky është mesazh katastrofik. Thaçi duhet të dijë se sulmi i armatosur në serbët nuk do të mbetet pa përgjigje. Nuk i kërcënohem askujt, por e them qartë se Serbia do ta mbrojë popullin e vet në Kosovë”, ka thënë kryepolici i Serbisë.
Daçic vuri në dukje se ndoshta dikush në Beograd nuk i shikon me dëshirë barrikadat, por vlerëson se ato janë “protestë kundër dëshirës që linja administrative me dhunë të shndërrohet në kufij. Do të doja të mos kishte arsye që ato të mos ndodheshin, por më mirë trupat (ballvanat) se sa pushkët”.
Ministri Daçic ka vlerësuar se në Serbi ekzistojnë dy ekstreme: “njëri thotë se e tërë Kosova është jona,e tjetri se e tëra është humbur dhe duhet ta njohim sa më shpejtë, mirëpo nuk kemi kurrfarë qëndrim dhe propozim zyrtar.”

Në konstatimin se rikufizimi (ndarja) që e propozon ai nuk ka mbështetje as të Evropës as tek partnerët e Qeverisë, Daçic ka thënë se edhe pse po flasim se Kosova është jona, vështirë mund ta realizojmë sovranitetin mbi atë. ”Le të vijnë në Kosovë e le të shohin çka është atje. Ne themi se ajo është pjesë jona por vështirë mund ta realizojmë sovranitetin. E, shqiptarët sovranitet kanë derisa nuk bie mjegulla e parë. Atëherë helikopterët nuk mund të bartin në të ashtuquajturat dogana në veri. Pikërisht për këtë po flas mbi përkufizimin (ndarjen)” ka thënë Daçic.

Burimi: //LajmiiFundit//
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Lajthit Ministri serb Daçic: Përgjigje sulmit të Kosovës në veri Empty Re: Lajthit Ministri serb Daçic: Përgjigje sulmit të Kosovës në veri

Thu 27 Oct 2011 - 15:55
E ka trashegimi "lajthitjen" serbi...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi