Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

BE korrigjon gabimin, Serbia pa Kosovën në hartë, reagon Beogradi Empty BE korrigjon gabimin, Serbia pa Kosovën në hartë, reagon Beogradi

Sat 29 Oct 2011 - 2:31
BE korrigjon gabimin, Serbia pa Kosovën në hartë, reagon Beogradi Serbikosovebe

Bashkimi Evropian tashmë, në hartën e saj zyrtare, e ka shkëputur Kosovën nga Serbia. Në ueb-faqen zyrtare të BE-së, ‘Europa.eu, figuron harta e Serbisë si shtet, pa Kosovën si pjesë përbërëse të saj.
Mediet serbe, me të zbuluar këtë informatë, kanë kontaktuar Ministrinë e Jashtme serbe, e këta të fundit kanë thënë se do të kërkojnë nga Brukseli sqarim zyrtar për këtë rast.
Në informatat e paraqitura në këtë ueb-faqe, BE saktëson se Serbia ka 77.474 kilometra katrorë, ndërkaq në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë shkruan 88.361 kilometra katrorë.
Edhe pse Kosovën nuk e kanë njohur 5 nga 27 shtetet e BE-së, si duket kjo nuk i ka penguar hartuesit e faqes zyrtare të BE-së që Kosovën, në njëfarë mënyre, ta shpallin shtet në vete.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi