Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Eurovision Young Dancers njeh Kosovën, reagon Serbia Empty Eurovision Young Dancers njeh Kosovën, reagon Serbia

Mon 2 May 2011 - 20:48
Unioni Radiodifuziv i Evropës (EBU), organizatori i Eurosong, ka pranuar pjesëmarrjen e Kosovës në garat Eurovision Young Dancers që do të mbahen në Oslo më 24 qershor, siç shkruan gazeta serbe “Kurir”, edhe pse Radio Televizioni i Kosovës nuk është anëtar i kësaj organizate.
Për këtë shkak në listën e pjesëmarrësve në këtë garë nuk ka përfaqësues të Serbisë, edhe pse Radio Televizioni i Serbisë është anëtar me të drejta të plota të EBU.
Sipas kësaj gazeta serbe, ndër 10 garuesit nuk do të jetë askush nga vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, përpos Greqisë.
Drejtori gjeneral i RTS-së, Aleksander Tijaniç, në një deklaratë për “Kurir” thotë se reagimi i servisit tonë publik është i logjikshëm.
“Ne kemi vetëm një votë në EBU, kështu që nuk mundemi që vetëm të marrim vendime. Për reagimin tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë garë, mjaftueshëm flet fakti që Serbia nuk gjendet në listën e pjesëmarrësve”, citon Koha të ketë thënë Tijaniç.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi