Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë, pozitive Empty BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë, pozitive

Tue 8 Nov 2011 - 20:40
Korçë, 8 nëntor 2011, NOA - Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë, Kseniya Lvovsy, ka deklaruar nga qyteti i Korçës se Shqipëria ka shënuar rritje të larta ekonomike.
Gjatë një ore leksioni me studentët e fakultetit ekonomik të Universitetit të Korçës “Fan Noli”, Lvovski ka theksuar se Shqipëria ka qenë i vetmi vend në Europë, që pavarësisht krizës botërore vazhdoi të ketë rritje ekonomike edhe për vitin 2009.
“Ndërsa në shumë vende të Europës ekonomia u tkurr dhe prodhimi i përgjithshëm bruto u ul në masën 30 përqind, Shqipëria njohu sërish rritje ekonomike. Gjatë viteve 1998-2008 vendi ka reaguar me vlera pozitive sa i takon rritjes ekonomike, ndërkohë që një rritje e tillë ka vijuar edhe gjatë viteve 2009”, tha ajo.
Nga ana tjetër, drejtoresha e Bankës Botërore ka vlerësuar se Shqipëria ka shënuar sukses vitet e fundit edhe përsa i përket uljes drastike të nivelit të varfërisë, sidomos në zonat rurale, nga 25 përqind në 12 përqind.
Drejtoresha e BB për Shqipërinë tha se, sot paraqiten sfida të reja të cilat kanë të bëjnë me ndihmën sociale, e cila, sipas saj duhet të jetë e targetuar më mirë dhe të shkojë tek personat që kanë vërtet nevojë.

“Po ashtu duhet pasur në vëmendje edhe dhënia e mundësive nëpërmjet përmirësimit të sistemit arsimor, duke e cilësuar këtë të fundit si faktorin më të rëndësishëm për suksesin e ekonomisë shqiptare”, tha Lvovski.
Më tej, kreu i Bankës Botërore për vendin tonë, u ka bërë të ditur studentëve, mbështetjen e vazhdueshme të këtij institucioni me projekte për mjaft sektorë të ekonomisë shqiptare, shëndetësisë, arsimit dhe shoqërisë civile, të cilat arrijnë vlerën e 1.4 miliard dollarëve.

a.q/NOA
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë, pozitive Empty Re: BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë, pozitive

Tue 8 Nov 2011 - 20:48
Po kush na le ne mo te ngreme koke....e si i behet qe jemi gjithmone ne krize sipas kesaj cudi...! BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë, pozitive 45550
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë, pozitive Empty Re: BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë, pozitive

Tue 8 Nov 2011 - 20:54
Ky lajm eshte si t'i thuash te varferit qe ke per te ngrene...
Se ne Shqiperi qe te pritet uji e drita ende kur ndodhemi ne skaje "perendimore", ky fenomen nuk eshte rritja ekonomike por rritja e hajdutit...
Sponsored content

BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë, pozitive Empty Re: BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë, pozitive

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi