Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

2010, rritja ekonomike 3.9 për qind Empty 2010, rritja ekonomike 3.9 për qind

Fri 1 Apr 2011 - 1:07
2010, rritja ekonomike 3.9 për qind Instati
Instituti i Statistikave publikoi një shifër me rritje të fortë të ekonomisë në tremujorin e fundit të vitit 2010.
“Gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2010 ekonomia shqiptare u rrit me 5.4 për qind krahasuar me 3-mujorin e vitit 2009”, deklaroi Ledion Shahini, specialist i llogarive kombëtare pranë INSTAT.

Meqenëse ky ishte dhe tremujori i fundit, INSTAT publikoi edhe shifrën zyrtare për rritjen ekonomike të gjithë vitit.

“Në të njëjtën kohë janë bërë vlerësimet paraprake për vitin 2010, që krahasuar me vitin 2009 shënoi një rritje prej 3.9 për qind”, saktësoi Shahini.

INSTAT tha se rritja ekonomike këtë vit po udhëhiqet nga rimëkëmbja e tregtisë dhe prodhimi bujqësor. Por sektori lokomotiv ishte ai i industrisë, që u ndihmua nga reshjet masive me faturë përmbytjen e zonës veriperëndimore të vendit.

“Dega e industrisë u rrit me 24.4 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2009. më të rëndësishmet kanë qenë energjia, tregtia dhe bujqësia”, shtoi Shahini.

Qeveria shqiptare pati parashikuar zyrtarisht në buxhetin e shtetit një rritje ekonomike 4.1 për qind dhe madje në disa momente ministri i Financave reklamonte edhe shifra më të larta.

Por rritja prej 3.9 për qind, edhe pse është më e lartë se ajo e vitit 2009, mbetet sërish nën mesataren historike të ekonomisë shqiptare prej 6 për qind.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

2010, rritja ekonomike 3.9 për qind Empty Re: 2010, rritja ekonomike 3.9 për qind

Fri 1 Apr 2011 - 17:34
I mungojnë ende 96.1% ekonomisë Shqiptare që të mund të përdori fjalën rritje...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi