Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Hajdutët e perëndimit, kapen vëllezërit akrobat Empty Hajdutët e perëndimit, kapen vëllezërit akrobat

Sat 26 Nov 2011 - 0:49
Hajdutët e perëndimit, kapen vëllezërit akrobat Arresto3-300x226Genova, 25 nëntor 2011, NOA- Ishin emëruar si vëllezërit akrobat, sepse ishin në gjendje që të vidhin 7 apartamente në ditë, grabisnin arka kursimi, lojëra madje edhe veshje.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al dy vëllezërit shqiptar, emigrantë në Itali, u vunë në prangat e policisë nën nofkën e vëllezërve akrobat, pasi rekordi i tyre ishte 60 vjedhje në dy muaj.

Dy hajdutët njëri 37 vjeç dhe tjetri 25, zvarriteshin në tuba dhe skela, duke hyrë në banesa e duke plaçkitur çfarë u dilte përpara.

Por ndryshe nga shumë hajdutë të tjerë ata nuk grabisnin natën, por në perëndim mes orëve 17.00 dhe 21.00.

Hetimet e policisë nisën pikërisht në sajë të hetimeve që ishin në vijim për njërin nga vëllezërit i arrestuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Të dhënat e mbledhura i dhanë mundësinë policisë që të lëshonte masën e arrestit për dy vëllezërit shqiptarë, të cilët u kapën në qendër të Genovas.

Në shtëpitë e tyre u gjetën “thesaret” e grabitura, si florinj, veshje firmato e argjendari të ndryshme.

a.y/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi