Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Stringa, Berishës: Jo rritje pagash në kurriz të borxhit! Të mësojmë nga Greqia e Italia Empty Stringa, Berishës: Jo rritje pagash në kurriz të borxhit! Të mësojmë nga Greqia e Italia

Mon 28 Nov 2011 - 13:28
Stringa, Berishës: Jo rritje pagash në kurriz të borxhit! Të mësojmë nga Greqia e Italia Stringa

Dekani i fakultetetit të Ekonomisë në Tiranë Omer Stringa paralajmëron qeverinë ta marrë seriozisht borxhin publik pasi kjo mund të jetë me pasoja të rënda. Në vlerësimin e Stringës nuk vlen aspak rritja e pagave dhe pensioneve në kurriz të rritjes së borxhit publik. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Stringa theksoi se çdo rritje ekonomike kur kalon borxhi 60% shkon për shlyerje borxhesh dhe situata ekonomike mbetet në vend numëro. “Një llogaritje e thjeshtë tregon se borxhi duhet të bjerë poshtë 60% e çdo tentativë për ta rritur rrit jashtëzakonisht rriskun e ekonomisë. Buxheti i qeverisë për vitin 2012 më duket realist pasi e njeh situatën e prag krizës por duhet të rishihet sa i takon borxhit publik. “Ne duhet të kemi rritje minimalisht në 7% që të arrijmë vendin minimal të Bashkimit Evropian. Unë them se ne kemi realizuar detyrën me kohë nëse ritmet e rritjes do shkojnë mbi 7% e do rriten eksportet. Borxhi është si puna e asaj që njëherë të rreshket këmba dhe pastaj kthehesh 12 vite prapa. Duhet riparë buxheti sa i takon borxhit e të mësojmë nga krizat e vendeve fqinje. Kur komshinjtë janë keq, i gjithë pallati është keq e aq më shumë komshiu i katit tënd. Ata që thonë se krizat greke dhe italiane kanë efekte pozitive për Shqipërinë ja fusin kot”, theksoi Stringa.

/lajmifundit/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi