Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Rexhep Qosja Empty Rexhep Qosja

Fri 2 Dec 2011 - 18:49
Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Malit i Zi. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci.
Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981.
Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.

Rexhep Qosja
Vdekja me vjen prej syve te tille

Fragment

Ka do dite, ndoshta prej se merkures se pare te qershorit, apo, ndoshta, edhe prej se enjtes, kur binte nje shi i imet, i dendur. Ti e ndien veten te shprazet, fyell; bosh, si shtogu kur ia nxjerrin palcen, si peshku kur ia shtrydhin vezet, si lehona kur ia heqin foshnjen. Te duket se nje humnere e gjere dhe e thelle, gati e paskajshme dhe e pafund, eshte mbeshtjelle me lekuren tende te holle, te bute, te bardhe qe e skuqin menjehere rrezet e diellit, duke te detyruar te kerkosh hijen qe i le te qeta nervat e tua te ndjeshme per se tepermi, qe t'i ndezin aq shpejt ndjenjat dhe imagjinaten. Tashti nuk ndien nevoje as te ulesh prane tryezes qe s't'i ze mire kembet perfundi, qe me lapsat, fletet, fletoret, skedat, ngjiteset, kutite eshprazeta te cigareve, shpuzoret, stilografet, kapeset, te qitura vend e pa vend, dhe me makinen "Erika", te kthyer anash, deshmon se nje shqetesim eshte realizuar ne harmonine e imagjinates duke lene realitetin e saj ne gjendje crregullsie. Tani mund te dalesh ne kafenene "Khajami", ne Rrugen e Kepucatreve, ku mblidhen poetet, prozatoret, artistet, regjisoret, piktoret, kompozitoret, kengetaret dhe gazetaret, ku je i sigurte se do te gjesh edhe Hajrushin e Kenduesit, Musliun e Kapeshnikut, Idrizin e Skeres dhe Aliun e Karahodes, qe zakonisht, i prijen muhabetit per piramiden e larte te letersise, filozofise, estetikes dhe linguistikes moderne, duke mos e gjetur asnjehere gjuhen e dallendyshes rreth tyre. Mund te inkuadrohesh edhe ti ne keto muhabete te shpeshta dhe te zjarrta qe behen me kafe turke, caj kinez, konjak te Korces, raki te kumbullave dhe koka-kole perpara, e te degjosh Hajrushin, dramaturgun qe perbuz teoriket e kafenese, kur thote, me nje ton patetik dhe gjeste teatrale, se si ne piramiden e arteve dhe te shkences mund te hyjne ata qe kane prirje dhe s'pertojne t'i kerkojne hyrjet e shumta, qe shpien ne brendesine e saj te pershkuar prej labirinthesh...Dhe mund te shkosh ne shfaqjen e baletit "Liqeni i mjellmave", t'i shohesh balerinat dhe balerinet, si fluturojne ne krahet e ambicieve, te shpresave dhe te endrres dhe si, ndonjehere kur shiriti i enderres u nderpritet, leshohen ne dyshemene e ashper dhe tendosin durimin e shikuesve, dhe mund te ndalesh me gjate ne parasallen, t'i shikosh ciftet e hekurosura qe ekspozojne lumturine e rrejshme, fustanet e shkurtuaraderi te laku i prapanices, paradat e takave te holla, si gjilpera e kepucetar Arifit te Gojanit, qe shpojne tepihun boje mjalti; vithet e gjera, te permbledhura ne bele, qe perdridhen si rrota e mullirit; kemishat e bardha me kravata flutura qe sillen verdalle duke dhene e marre pershendetje kolltuku derisa te bjere zilja e fillimit te aktit te pare, te dyte apo te trete. Tani, kur kerkon frymezimin dhe, si duket, akoma nuk do ta gjesh, mund te shkosh ne pjacen e qytetit, Rruges se Gjyqit apo Rruges se Televizionit, perskaj teneqexhinjve, qe e mbushin hapesiren me tingujt moderne te veglave te tyre primitive, t'i numerosh kuajt e gomeret qe mes veturave qe fluturojne asfaltit, ecin krenare perpara kesulave te bardha, te tretura ne mesin e kravatave dhe te kapelave. I qet kembet, me kujdesin e lehones, ndermjet grumbujve te domateve, specave, kastravecave, molleve, karrotave, spinaqit, balancave, bezhdileve, minjve te ngordhur, duqeve te cigareve, i ngin syte me ngjyra dhe hunden me ere e, pastaj, kerkon frymezim prej setrave te zhgunit, pantallonave te leshta, tirqve, kemishave te leckosura, qafave te rrudhura, te palara, faqeve te pershkuara prej te carash te holla, te kryqezuara si shigjetat e grekeve e te persianeve, gishtave te perdredhur, tere nyja-nyja, si burgjite e Salajdin Batallit qe e ka dyqanin aty pak me tutje, ne hyrje te pjaces; syve qe shikojne nen vetullat e kerleshura, ku qimet perleshen me njera-tjetren...
Tituj të veprave

Episode letrare - (1967)
Dialog me shkrimtarë - (1968)
Antologjia e lirikës shqipe - (1970)
Kontinuitete - (1972)
Asdreni - jeta dhe vepra - (1972)
Panteoni i rralluar - (1973)
Vdekja më vjen prej syve të tillë - (1974)
Shkrimtarë dhe periudha - (1975)
Anatomia e kulturës - (1976)
Mite të zhveshura - (1978)
Prej tipologjisë deri te periodizimi - (1979)
Morfologjia e një fushate - (1980)
Nocione të reja albanologjike - (1983)
Historia e letërsisë shqipe I - (1984)
Historia e letërsisë shqipe II - (1984)
Antologjia historike e letërsisë shqipe - (1985)
Historia e letërsisë shqipe III - (1986)
Porosia e madhe - (1986)
Populli i ndaluar - (1990)
Strategjia e bashkimit kombëtar - (1992)
Çështja shqiptare: Historia dhe politika - (1994)
Ligjërime paravajtëse - (1996)
Fjalor demokratik - (1997)
Paqja e përgjakshme: Konferenca ndërkombëtare për Kosovën - (1999)
Një dashuri dhe shtatë faje, roman, bot. Toena, Tiranë, (2001)
I ringjalluri i penduar, tregim satirik. Toena, Tiranë, (2002)
Realiteti i shpërfillur (Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar) - (2006)
Rilindja e dytë
Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne - 2007
Nata është dita jonë, - 2007
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi