Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 Rexhep ISMAILI dhe Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Empty Rexhep ISMAILI dhe Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Sat 16 Apr 2011 - 5:15
Mimoza Cika (DW)

Profesor Ismaili, cili është për ju roli i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe për Gjuhën Letrare Shqipe?

Rexhep Ismaili: Kongresi i Drejtshkrimit, ashtu sikur edhe më heret Kongresi i Manastirit, kishte një detyrë që të përpiqej të rrumbullaksonte një fazë të zhvillimit në fushën e zhvillimeve të Gjuhës Letrare Shqipe, duke sjellë një vendim mbi bazën e të cilit do të nxjerreshin dokumentet që e bëjnë standartizimin e domosdoshëm të një gjuhe për të komunikuar brenda një populli. Në këtë rrugë, Kongresi i Drejtshkrimit, i cili erdhi katër vjet pas Konsultës së Prishtinës, mbajtur në prill të vitit 1968, i vuri pikën zhvillimit për atë kohë të vlerësuar shumë pozitive për integrimet shqiptare.

Pse në vitin 1968, në Konsultën e Prishtinës, u braktis gegërishtja dhe u pranua projekti i rregullave të drejtshkrimit të 67-së të Tiranës me bazë toskërishten. A ishte ky, thjesht, një veprim patriotik apo bazohej në shkallët e ndryshme të zhvillimit të toskërishtes dhe të gegërishtes?

Rexhep Ismaili: Zhvillimet kanë qenë pak më komplekse dhe unë nuk do të doja të thjeshtësoja kështu me gegërishte e toskërishte, sepse zhvillimiet kanë qenë më të begatshme. Ka pasur gjuhë të bazuara letrare në të dy variantet, pastaj ka pasur përpjekje për t'i kapërcyer të dyja variantet dhe, më në fund, më 1968, dy vjet pas vitit 1966, kur ndodhi një kthesë e madhe në zhvilimet politike e kulturore shqiptare, pas gjithë atyre 20 vjetëve të përndjekjes, ky popull pati një fazë zhvillimi pak më të shlirshëm, kështu që pati një entuziazëm të pashoq. Në atë entuziazëm, duke pasur parasysh përvojat e mëhershme shumë të hidhura, shpërnguljet në Turqi, vrasjet, rrahjet, maltretimet, tendencat për t'u mohuar lidhjet me pjesën tjetër të popullit shqiptar, atëherë intelektualët vendosën që të mbyllnin një vrimë nga mund të ndodhte një diçka e tillë dhe e konsideruan të nevojshme që të përshtatnin një gjuhë të vetme letrare. Dhe, në atë kohë kishim vetëm projektin e rregullave të drejtshkrimit, i cili u pranua me një entuziazëm të pashoq, sepse të gjithë filluan publikisht ta zbatojnë menjëherë, katër vjet para Kongresit të Drejtshkrimit. Asryeja ishte komplekse, politko-shoqërore, psiko-sociale, çështja e identitetit e shumë gjëra të tjera.

Ju vetë keni qenë në Kongres si vëzhgues. A mendoni se Kongresi i Drejtshkrimit veproi shkencërisht në shfrytëzimin e asaj që sillnin të dyja dialektet?

Rexhep Ismaili: Kjo është një pyetje pak më e gjerë, pyetje për të cilën unë nuk kam përgjigje bardh e zi, nuk kam përgjigje të prerë. Ka gjëra për të cilat mendoj se kanë mundur të bëhen edhe ndryshe, ka gjëra për të cilat mendoj se janë zgjidhur në nje frymë që ka ndjekur një rrugë pak më të gjatë.

Cili ka qenë roli i gjuhëtarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi në konkluzionet gjuhësore që u morën për Gjuhën Letrare Shqipe?

Rexhep Ismaili: Unë nuk kam qenë në komisionet për konkluzione. Unë kam qenë në sallë. Kam dëgjuar vetëm çfarë është raportuar, por aty ka qenë vetëm një konkluzion, ndërsa elaborimi i mëtejmë i atyre përfundimeve është bërë nga grupi që ka mbetur në Tiranë, në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë - dhe ai grup pastaj me vendime të posaqme të qeverisë shqiptare është autorizuar të bëjë drejtshkrimin, gramatikën, fjalorin, dm.mth. mjetet e domosdoshme për zbatimin dhe për përhapjen e asaj ideje të përgjithshme që kishte vendosur Kongres i Drejtshkrimit. Aty ka pasur diskutime nga më të ndryshmet dhe normalisht nuk refuzoj, por nuk mund të pajtohem me interpretime kështu bardh e zi, sepse shoh edhe hije brenda, hije të ndryshme.

Ndërkohë, rrethanat e reja politike dhe sociale për shqiptarët kërkojnë edhe reagime të shpejta nga gjuhëtarët. Si duhet reaguar në këtë situatë, pra cilat do të jenë rrugët e zhvilimit dhe të pasurimit të Gjuhës Letrare Shqipe?

Rexhep Ismaili: Mbeta borxh t'ju them një gjë. Në periudhën deri në vitin 90-të, d.m.th. për dyze e sa vjet, në botën shqiptare, në të dyja anët, ka mbretëruar politika dirigjiste, pra një politikë e dirigjuar nga lart në të gjitha aspektet, pra edhe në fushën e gjuhës. Kjo politikë dirigjiste, natyrisht, nuk ka lënë hapësirë shumë të madhe për çfarëdo lloj diskutimesh që mund të merren me mend sot. Nga pozita e sotme nuk është mirë të gjykojmë për diçka që ka ndodhur në të kaluarën, d.m.th duhet të kthehemi atje ta kuptojmë mirë. Por, kjo ka disa pasoja. Sot nuk jemi më në fazë kur kemi politikë dirigjiste. Sot jemi në fazë kur po synojmë në të gjitha trojet shqiptare politikë liberale. Edhe në kuadër të gjuhës duhet të bëjmë politikë liberale. Politika liberale nuk do të thotë anarki. Mungesa e politikës është anarki. Dhe, politikë liberale mund të bëjnë vetëm institucionet e përgatitura mirë, të mbështetura nga shteti me mjete financiare, por edhe me njerëz, me programe, me infrastrukturë, në mëyrë që të mund të reagojnë në çdo moment. Më vjen keq ta them publikisht, por në gjendjen në të cillën janë institucionet që do të duhej të merreshin me këto punë, në këto dhjetë vjet, nuk e besoj se mund të pritet diçka shumë e madhe, sepse janë lënë pasdore. Tani po duket se ka një interesim pak më të madh. Do të shohim. Do të ketë zhvillimet të reja. Duhet të vijnë edhe njerëz të rinjë, të përgatiten kuadro të reja që të merren më intensivisht me këtë punë. Natyrisht, nuk ka kuptim sot të bisedojmë për ndërhyrje të tipit të policisë. Ato janë ndërhyrje që nuk zgjidhin gjë. Duhet ta përgatisim vetë, qoftë atmosferën, qoftë bazën e gjuhës standarde, e cila nuk është plotësisht e ndërtuar, ta hapim, ta zgjerojmë, në mënyrë që t'i plotësojë të gjitha kushtet, të gjitha kërkesat që kanë folësit e mundshëm të gjuhës shipe.

Atëherë, në kuadër të politikës liberale që duhet të ndërtohet për gjuhën, cili është mendimi juaj?

Rexhep Ismaili: Unë mendoj se gjëja e parë që do bërë me qëllim të pasurimit të shqipes është që së pari ta dëgjojmë mirë njëri-tjetrin, t'i dëgjojmë shprehitë e të folurit në të gjitha anët, t'i identifikojmë ato pika ku na duket se ka probleme dhe pastaj drejtshkrimi ynë dhe zgjidhjet ekzistuese na bëjnë të mundshme që të ketë zgjerime. Unë nuk kujtoj se është mëkat të bësh kompromise në këto raste, sepse në drejtshkrimin tonë tashmë parimi i kompromist ekziston, edhe pse është baza toskërishtja ka edhe elemnete të gegërishtes. Prandaj, çështja e sasisë është krejtësisht e parëndësishme, mund të shtohen ose të zvogëlohen, varësisht nga konsideratat që do të kemi. Kjo do të ishte rruga që edhe do t'i kënaqim të gjitha kërkesat tona për t'u kuptuar më mirë në situatën e ndryshuar demografike e politike, edhe nga ana tjetër, për të mos bërë dëme, për të mos bërë kthesa, që do të na kthenin prapa, që do të na çonin kot energjinë e investuar deri sot.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi