Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Shqetësim, 55% e fëmijëve në SHBA llogari në Facebook Empty Shqetësim, 55% e fëmijëve në SHBA llogari në Facebook

Wed 14 Dec 2011 - 16:01
Shqetësim, 55% e fëmijëve në SHBA llogari në Facebook Child-on-facebook

Më shumë se gjysma e fëmijëve nën 13 vjeç kanë një llogari të fshehtë në “Facebook”, edhe pse ka një kriter moshe për regjistrimin në rrjetin e madh social.

Ky ishte përfundimi i arritur nga një studim i kryer në SHBA. Më parë, rezultate të ngjashme ishin zbuluar edhe në një sondazh të dytë të pavarur, të kryer në vendet e Bashkimit Europian.

Në bazë të rregullores së “Facebook”, askush nën 13 vjeç nuk mund të regjistrohet në faqe, por përsëri, 55% e 12-vjeçarëve janë të regjistuar dhe shpesh, falë ndihmës së vetë prindërve të tyre. Edhe më shqetësues fakti se ka fëmijë edhe më të mitur se 10 vjeç, që kanë akses në rrjetin shoqëror.

Të pyetur mbi këtë fakt, shumë prindër shprehen se nuk e kanë problem që fëmijët e tyre të kenë akses në këtë rrjet shoqëror. Nga ana e tij, themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, është shprehu se do t’i pëlqente që kufizimi i moshës të hiqej, por kjo nuk është e mundur për shkak të ligjeve për mbrojtjen e jetës private të të miturve në SHBA. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi