Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha: Rishkruajeni historinë Empty Berisha: Rishkruajeni historinë

Sat 24 Dec 2011 - 15:47
Kryeministri Sali Berisha u ka bërë edhe një herë thirrje historianëve për rishkrimin e historisë !

I ftuar në ceremoninë e hapjes së konferencës ‘Ditët e Albanologjisë’, Kryeministri nënvizoi se është koha që të vërtetat të thuhen jashtë ideologjive.

Takimi i parë i këtyre ditëve i është kushtuar punëve që shumë historianë kanë bërë në arkivat e huaja, duke sjellë edhe dokumente të reja për çështje apo personazhe të caktuara historike. Nisur nga ky fakt, Berisha ka përfituar edhe një herë për të kujtuar se një pjesë e figurave historike nuk njihen pasi diktatura i manipuloi.

Duke theksuar problemin që ka pasur populli shqiptar me të vërtetën si pasojë e këtyre viteve, Kryeministri u shpreh: “Viktima e parë e një filozofie të tillë është historia. Më fatkeq se ne nuk ka pasur popull. Unë kam qenë i pasionuar i historisë, por mund të them se nuk e njoha kurrë historinë e vendit tim se ajo ishte e deformuar. Ju keni shansin e jashtëzakonshëm ta shkruani mbi bazën e të vërtetave, ta interpretoni jashtë ideologjive pushtuese siç ishte komunizmi”, u shpreh Berisha.

Nga ana tjetër, Kryeministri i është referuar edhe debatit aktual që po bëhet për rishikimin e standardit dhe marrëdhënies së tij me gegërishten. Duke mbajtur të njëjtin qëndrim, Berisha nënvizoi se gjuha shqipe duhet të ngrihet në piedestalin më të lartë duke e çliruar atë nga ndikimet ideologjike./express/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi