Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Milo: Berisha po shtrembëron historinë Empty Milo: Berisha po shtrembëron historinë

Sun 25 Nov 2012 - 19:03
Të shtunën është zhvilluar konferenca e partisë Demokracia Sociale për Tiranën. Në fjalën e tij në hapje të kësaj konference, kreu i PSD-së, Paskal Milo akuzoi qeverinë se është duke shtrembëruar historinë dhe duke i thurur elozhe një mbreti të vetë shpallur që plaçkiti vendin e vet, në këtë përvjetor të rëndësishëm të pavarësisë.

Milo shpalli hapur synimin e kësaj partie për një koalicion me PS kundër kësaj mazhorance, e cila sipas tij po përgatitet të manipulojë sërish zgjedhjet e ardhshme siç ka bërë në të shkuarën.

Ai i bëri thirrje opozitës që të jetë sa më e bashkuar, në të njëjtin front kundër këtij pushteti të korruptuar, që sipas tij e ka zhytur vendin në borxhe e mjerim.

Milo më tej i bëri thirrje kryeministrit që të zgjidhë pa humbur kohë çështjen e Fierit që është kthyer në një ngërç dhe t’i hapë rrugën në këtë mënyrë integrimit të vendit në BE, në mënyrë “që në këtë 100 vjetor t’u dhurojmë shqiptarëve marrjen e statusit kandidat në familjen europiane”.

“Shqiptarët në këtë 100 vjetor duhet të shohin vendin e tyre me një perspektivë europiane. Ky mesazh i madh i 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar të jetë një fener që të ndriçojë politikën shqiptare”, tha Milo.

/top-channel/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Milo: Berisha po shtrembëron historinë Empty Re: Milo: Berisha po shtrembëron historinë

Sun 25 Nov 2012 - 19:58
eshte faji te gjitheve qe mostra berishe akoma lidhalis Milo: Berisha po shtrembëron historinë 2585209286
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi