Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tequila Vava kënga më e klikuar në YouTube për vitin 2011 Empty Tequila Vava kënga më e klikuar në YouTube për vitin 2011

Wed 28 Dec 2011 - 21:02
Tequila Vava kënga më e klikuar në YouTube për vitin 2011 FloritequilaPesë ditë pa përfunduar viti, një hulumtim në kanalin në internet YouTube, nxjerrë disa nga videot më të shikuara. Pa asnjë konkurrencë, ky epitet këtë vit i ka takuar këngës “Tequila Vava”, një këngë e performuar nga Flori feat. Albatrit Muçiqi & Noga (Beatbox) me 5 milion e 446 mijë e 047 klikime.Interesante këtë vit është se konkurrenca për vendet e tjera është shumë e ngushtë dhe me më pak klikime. Disa nga këngët më të klikuara këtë vit janë këngët si “Afër dhe Larg” nga Elvana Gjata me afro 2 milion klikime, “Ti pom pelqen” nga bashkëpunimi ndërmjet Dafina Zeqirit me më pak se 2 milion klikime. Disa këngë të tjera që këtë vit kanë pasur klikime me mbi një milion janë edhe këngët e tjera si “Summer Love” nga Blero dhe Ardit Stafa, “Guximi” i Genta Ismaili, “Hot” nga Kaltrina Selimi. Videot e tjera që hyjnë në listën e më të klikuarave janë ato të reperëve si Lyrical Son, Tingulli 3nt, Skillz, Kaos.
Një fakt intereant është ai mbi këngën e Seldi Qalliut dhe Sinan Hoxhës “Adrenalina”, e cila ka shtatë milion klikime. Por kënga nuk mund të hyjë në listën e videove më të klikuara për këtë vit, pasi është publikuar në dhjetor të vitit të kaluar.
Sukses të jashtëzakonshëm këtë vit ka arritur edhe reperi Unikatil, i cili me bashkëpunimin e tij me 2po2 që kanë realizuar “Fitore e sinqertë”, kanë pasur mbi 1 milionë klikime. Ndërsa kënga e tij më e re e realizuar së bashku me Klepton “A nive”, për vetëm katër ditë ka pasur afro 300 mijë klikime. Kënga është gjithashtu njëra ndër më të shiturat në dyqanin online të muzikës “iTunes”.
Dy këngëtarët kosovar, të cilët kanë karrierë ndërkombëtare si Rita Ora dhe Ardian Bujupi, kanë pasur sukses të madh. Rita, që para një javë ka hedhur në YouTube këngën e saj “Hot right now”, ka më shumë se 500 mijë klikime ndërsa kënga e Ardianit “This is My time” ka afërsisht 3 milion klikime. Mirëpo as Ardiani e as Rita nuk mund të hynë në listën e këngëve më të dëgjuara në Kosovë pasi publiku i tyre është internacional.
Lajmeshqip.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi