Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Ja duetet me te nxehta në vitin 2011 me këngëtaret e njohura Empty Ja duetet me te nxehta në vitin 2011 me këngëtaret e njohura

Sun 20 Mar 2011 - 21:26
Një duet me Noizy-n, sepse 2011 është viti i tij. Do të bëjë shumë zhurmë me klipet, koncertet dhe këngët e reja të krijuara nga vetë ai. Bashkëpunimet sapo kanë filluar dhe këtë vit në krah të tij janë femrat këngëtare.Flet për duetet e nxehta që nga Rozi Radi, Eni Koçi, Çiljeta Xhilaga, Kristinë Elezaj. Do të ketë të tjera këngëtare që do të shfaqen pranë tij, por kaq për momentin. Në këtë intervistë Noizy tregon për sekretin e joshjes artistike ndaj femrave këngëtare dhe duetet e vitit 2011.Noizy po realizon duete me Çiljetën dhe Eni Koçin. Çfarë bashkëpunimesh do të jenë këto dhe a do të realizohen klipe?Po, është shumë e vërtetë për dy bashkëpunime me këngëtaret Çiljeta Xhilaga dhe Eni Koçi. Për momentin kemi përfunduar këngën me Enin. Normalisht të dyja këngët do realizohen në klipe, dhe mund të them që kemi ide shumë të veçanta për t’i realizuar.Çiljeta ka pohuar se të bëri propozimin për duet pasi të vlerëson shumë si këngëtar. Si e prite këtë ftesë për duet nga ana e saj?Më pëlqeu si ide, dhe i thashë pse jo. Çiljeta është e talentuar dhe jam shumë i sigurt që do dalë një këngë shumë e veçantë.Siç thua, tashmë ke përfunduar këngën me Eni Koçin. Çfarë kënge është kjo me Enin?Kënga e Enit është e tipit “dancehall”, pra që kërcehet shumë. Në momentin kur do të publikohet kjo këngë e them bindje se do çmenden klubet, kaq di të them. Për sa i përket fabulës së këngës, them më mirë të presim, pasi gjithmonë surprizat janë më të bukura.Nga ana tjetër, ti ke nisur bashkëpuniminme këngëtaren KristinëElezaj në SHBA, një artiste me origjinë gjysmë shqiptare. Ka mundësi që Noizy dhe Kristine të krijojnë një duet të përhershëm?Në fakt, kënga me Kristinën është kënduar në gjuhën angleze dhe bën fjalë për “Një ëndërr”. Publicitetin këngës do ia bëjnë disa radio të famshme në Europë.Do publikohet këtë verë dhe do presim reagimin e publikut shqiptar e europian, për të vendosur nëse do e bëjmë klip ose jo. Nga suksesi varet gjithçka.Përmendem disa emra ku je ftuar për duet. Ti vetë cilës këngëtare ke plan t’ia bësh ftesën, ke ndonjë për zemër?jo, për momentin jo. Sa për pyetjen kë kam përzemër nuk më rastis shumë të rri me këngëtare, për të mos thënë që nuk rri pothuajse fare. Nuk jam tip që dal shumë, por tani shumë shpejt po mbaron studioja ime dhe ndoshta bashkëpunimet nuk do të mungojnë. Une s’kam bërë ndonjë ftesë ende. Ndoshta nuk di kë të zgjedh dhe cila më përshtatet mua më shumë.
Duket se je i preferuari i këngëtareve femra. Por cilat janë mikeshat e tua dhe cilat prej tyre nuk i konsideron të afërta në rrethin tënd shoqëror?
Më besoni, shkoj mirë me të gjitha. Rozi Radin e kam “grup-sherri” të vjetër, edhe Zaçen(Zajminën), Greta Koçin, Enin, Çiljetën, Genta Ismailin, etj.
Ti krijon këngë në studion tënde, sa do ishte çmimi më i lartë i këngës për një prej tyre, dhe kujt do ia realizoje një këngë falas?
Gjithçka varet nga diçka, varet se kush është, si është, dhe pse është (qesh). Do jetë një çmim stabël, por jo dhe aq i lirë. Një gjë e di mirë, që këngë do kompozoj pa fund, dhe do të jenë vetëm të stilit tim. Momentalisht, përveç realizimit të klipeve me Enin dhe Çiljetën, po punoj për dy klipet të miat, që do publikohen në verë.
Tashmë jeta jote u dedikohet udhëtimeve dhe koncerteve nëpër botë. Cili është turi më i afërt?
Do të jem sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të majit, për një turne shumë të fuqishëm. Po diskutohen emrat e këngëtarëve që do jenë të ftuar, dhe bëhet fjalë për Fabulos ose Jada Kiss, që të jenë në një koncert me ne bashkë. Jam shumë i gëzuar që më jepet mundësia të takohem me repera që dikur i kam pasur ëndërr, ata që dikur u mbaja posterat në mure kur kam qenë i vogël, ndërsa tani kam shansin të këndojmë bashkë në një skenë. Noizy do të ketë surpriza të mëdha këtë vit.
Noizy: Në “Top Fest” jo, që tani thuhet se çmimin e madh e fiton Elvana
“Top Fest-in” e kam dashur shumë, sepse është festivali i parë që kam marrë pjesë dhe kam kujtime të bukura që nuk do i harroj kurrë, por tani është bërë si gjithçka tjetër në Shqipëri, pra interes, padrejtësi dhe hile pa fund. Ende pa filluar festivali, unë e kam ditur se kush këngëtar do marrë çmim dhe çfarë çmimesh do marrin. Për shembull, Elvana Gjata akoma s’ka dalë në konkurrim dhe unë e di që ajo do marrë çmimin e madh, apo të tjera si këto. Jo se kam gjë me Elvanën, por janë të tjerë njërëz aty, që nuk i lënë gjërat të rrjedhin vetë.
“Me çfarë syri i shoh unë këngëtaret”
Këngëtarja më seksi?
Më mirë të mos i përgjigjem kësaj pyetjeje (qesh)
Këngëtarja me zërin më të mirë?
Elvana Gjata
Këngëtarja që ka më shumë humor?
Zajmina, ajo më vdes së qeshuri.
Këngëtarja më nevrike?
Genta Ismaili dhe Rozi Radi.
Këngëtarja që të rastis më shpesh në koncerte?
Asnjëra.
Këngëtarja më pak e përfolur?
S’di të ketë.
Këngëtarja me më shumë skandale?
Se kam idenë.
Këngëtarja më e bukur “live” se në ekran?
S’e di. Nuk më ka rënë rasti të takoj shumë, pasi jam i ri në rrethin e artistëve shqiptarë.
Këngëtarja që do jetë yll i vërtetë pas dhjetë vitesh?
Është në grupin tim, dhe quhet Sheila.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi