Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Alo, të bëra zile... - Faqe 2 Empty Alo, të bëra zile...

Tue 2 Mar 2010 - 21:07
First topic message reminder :

Nga Denis Dyrnjaja

Mbrëmë ndërsa po kaloja në një rrugicë të Tiranës u shkëmbeva me një mesoburrë që ecte nxitimthi e shumë herë më shpejt kumtonte fjalët në telefonin e tij celular. Dhe fjalët ishin të shkurtra, me ton përmbyllës e të shqetësuar. Ai tha shkurt: mbylle se nuk kam lekë në telefon. Të marr me telefonin e shtëpisë se jam afër! Nuk u përpoqa të mendoja se çfarë e shqetësonte e ç’problem kishte, sepse halli më i madh që dukej tek ai, ishte krediti i telefonit celular, që po i mbaronte. Eh, sa hallexhinj ka si ky, mendova me vete e natyrshëm më erdhën ndërmend batutat që rëndom i dëgjojmë lokaleve, zyrave, rrugëve e kudo “Të bëra zile, s’e pe zilen time, më ço një zile, s’kisha lekë në celular për të të bërë zile, - e deri tek shprehjet për gjynah “pse ma hape se 200 lekëshin e fundit kisha në telefon”.

Që tarifat e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri janë skandaloze në raport me vendet fqinje e më gjerë, s’ka nevoje të thuhet, diskutohet apo krahasohet, se kjo është tashmë e ditur. Dhe që shteti bën rolin e “piktorit” në të gjithë këtë maskaradë hajdutërie e makutërie, që grekë e turq u bëjnë shqiptarëve dhe kjo dihet. E vetmja gjë që s’ka sens në këtë situatë është se ç’punë kemi ne me celularin, kur ky shërbim për shumëkënd mbetet ende një mjet luksi e jo një shërbim rutinë i domosdoshëm dhe i përballueshëm.

Pse o njeri kur s’ke lekë në xhep mban celular?! Pse e përbuz e shpërfytyron veten e s’e kupton?! Ç’e do ti o lavazhier telefonin, ti o pensionist, ti o student(e) që i lyp një të panjohuri të të fusë një kartë rimbushëse? Pse mban depersonalizimin tënd në xhep?! Mos shpreso se një ditë makutët do të mendojnë për ty. Bëhu një herë ti më i zgjuar se ata që të vjedhin lekë për çdo sekondë që ti flet. Lëre celularin, s’është për ty. Hidhe tej dhe do jesh i qetë. Mos u gënje nga oferta e re, që do të dalë së shpejti se në fakt ajo është për ty, po, po është ekskluzivisht për ty, që të të marrë edhe 200 lekëshin e fundit që ke në xhep. Bëhu i zgjuar që t’i plasë koka atij që mendon çdo ditë si të të marrë ato cikërrima lekësh.

Bëhu i zgjuar që “operatori celular” të të lusë e jo ta lusësh, që oferta mos të jetë rrjepje, por thjeshtë tregti, që te blesh shërbimin që kërkon, e jo vjedhjen që çdo dite të shkreton. Ndoshta dikush e dëgjon zilen që i bëra.

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Alo, të bëra zile... - Faqe 2 Empty Re: Alo, të bëra zile...

Tue 8 May 2012 - 21:33
...Por ti si gjithnje i kishe duart e zena opla
Bestt
Bestt
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 4512
<b>Hobi</b> Hobi : ......
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/05/2011
http://......

Alo, të bëra zile... - Faqe 2 Empty Re: Alo, të bëra zile...

Tue 8 May 2012 - 21:36
kujt ti bej zile amonn
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Alo, të bëra zile... - Faqe 2 Empty Re: Alo, të bëra zile...

Wed 9 May 2012 - 10:14
aloooooooooooooo te bana zile po ishte numri gabim :sad26:
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Alo, të bëra zile... - Faqe 2 Empty Re: Alo, të bëra zile...

Thu 28 Nov 2013 - 11:10
...3 here!
Sponsored content

Alo, të bëra zile... - Faqe 2 Empty Re: Alo, të bëra zile...

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi