Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Klaudio Balioni: Për pak, sa nuk u bëra prift Empty Klaudio Balioni: Për pak, sa nuk u bëra prift

Mon 3 Dec 2012 - 13:59
Klaudio Balioni: Për pak, sa nuk u bëra prift 29-300x200

Dhjetë vjet pas publikimit të albumit të tij të fundit, këngëtari italian Klaudio Balioni, i njohur për të gjithë me këngën “Piccolo, Grande Amore”, do të kthehet me një album të ri.

“Në këtë album, që dua ta prezantoj me rastin e festës së Krishtlindjeve, unë kam rikuperuar të gjitha këngët që dëgjoja në vitet ’50, përmes radios që ma kishte dhuruar babai im”, tregon Balioni gjatë një interviste.

Duke shtuar sesi ky album përmbledh muzikë të shenjtë, tradicionale, klasike, si edhe pop.

“Fëmijëria ime ka kaluar në emër të besimit. Madje, në moshën 14-vjeçare, unë kam kërkuar që të bëhem prift. Unë e sigurova nënën time që kisha dëgjuar thirrjen e Zotiti për një gjë të tillë”, shton më tej këngëtari italian.

Por duket se jeta e tij mori një rrjedhë ndryshe më pas, duke iu dedikuar muzikës dhe zbuluar tek ajo, dëshirën e vërtetë për jetën.

Në fund, rrëfimi melankolik i Balionit, mbi fëmijërinë e tij, tregon sesi prindërit e tij ishin aq të varfër se ata nuk mund të përballonin më shumë fëmijë.

"Nëna ime më tha se fëmijët bliheshin në treg, dhe se ata kushtonin shumë shtrenjtë”, përfundon ai.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi