Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuratat e lidhjeve të shkatërruara Empty Dhuratat e lidhjeve të shkatërruara

Wed 25 Jan 2012 - 18:38
Një vajzë amerikane nga “kryeqyteti i botës” New York-u, e quajtur Annabel Acton ka vendosur që ta ëmbëlsojë pak një përvojë të hidhur. Njëzet e tetë vjeçarja u braktis nga i dashuri i saj pak para Krishtlindjeve, ndërsa nga kjo lidhje i mbetën disa dhurata që nuk dëshiron t’i përdorë më. Nga kjo gjendje që për ndonjë njeri tjetër do të ishte e pashpresë, asaj i lindi një ide origjinale-hapja e një webfaqeje ku do të mundej t’i shiste dhuratat që nuk i do, e ia kujtojnë të kaluarën. Ajo për këtë qëllim hapi faqen e internetit të emërtuar neverlikedItAnyway.com, pasi kishte për të shitur dy bileta për Londër që i mbetën në dorë, stoli të dhuruara dhe një vepër arti. Së shpejti në këtë faqe, kanë nxjerrë në shitje, dhuratat që më nuk u duhen, edhe njerëz të tjerë që nuk u eci gjatë lidhjeve.

Çmimet e artikujve që shiten në këtë webfaqe janë më të ulta se ato në treg, edhe nëse bëhet fjalë për gjëra pak ose fare të përdorura.

Një fustan nusërie, i paveshur ndonjëherë, për shkak të ndarjes së atyre që do ta bënin dasmën, është shitur për 400 dollarë, edhe pse në treg mund të kushtojë 700 dollarë.

“Fjalia “më mirë të dashuroj e të humb, sesa të mos dashuroj kurrë” më dukej shumë e butë. Doja diçka më burrërore”-ka shpjeguar aksionin e saj për New York Post, zonjusha Annabel Acton, krijuesja e kësaj faqeje të çuditshme.

“E paramendoja se çfarë do të bënte Beyonce, sikur të braktisej nga dikush”- ka shtuar Annabel-i.

Kështu e ka lehtësuar dhimbjen.

(KosovaTimes)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi