Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Korcë, i ngacmojnë gruan, 38-vjecari terror me armë zjarri Empty Korcë, i ngacmojnë gruan, 38-vjecari terror me armë zjarri

Mon 20 Feb 2012 - 11:40
Korcë, i ngacmojnë gruan, 38-vjecari terror me armë zjarri 39858_6KORCË- Një person ka terrorizuar qytetarët e Korcës, pasi ka qëlluar me armë zjarri, një ngjarje e ndodhur paraditen e sotme ne lulishten ‘Fan Noli’ pranë poliklinikës së qytetit.

Sipas policisë pas një konflikti për motive banale 38-vjecari, Arban Bregu, pronar i një biznesi ka gjuajtur me armë në drejtim të disa personave të tjerë, të cilët pretendonte se i kishin ngacmuar bashkëshorten. Më pas këta të fundit kanë arritur ti marrin armën e zjarrit tip shotgan, ndërsa ka qenë ndërhyrja e policise që ka shmangur plagosjen e ndonjë personi.

Mësohet se 38-vjecari Bregu është vetëdorëzuar në polici, ndërsa policia ka nisur punën për ndalimin e personave të përfshirë në këtë konflikt. Ngjarja ka ngjallur panik te qytetarët e shumtë, duke qenë se ajo ka ndodhur në një zonë tepër të frekuentuar.
(el.me/news24/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi