Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Skandali, Aeroporti i Tiranës e njeh Prishtinën si pjesë e Serbisë(!) Empty Skandali, Aeroporti i Tiranës e njeh Prishtinën si pjesë e Serbisë(!)

Fri 2 Mar 2012 - 12:47
Skandali, Aeroporti i Tiranës e njeh Prishtinën si pjesë e Serbisë(!) Prishtinakosovejoserbin

Tiranë, 2 Mars 2012 NOA - Aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë,
ai në Rinas pranë Tiranës, marrë me koncesion nga një kompani e huaj, e
njeh kryeqytetin e Republikës së Kosovës, si pjesë e Republikës së
Serbisë.

Skandali ka ngjallur reagim tek qytetarë të cilët kanë denoncuar pranë
agjencisë së lajmeve NOA.al faktin duke u shprehur të zemëruar e duke e
konsideruar si të papranueshëm.

Edhe mëse katër vjet pasi Kosova më 17 Shkurt 2008 u shpall Republikë
dhe u njoh nga Shqipëria dhe 88 shtete të tjera të botës, edhe pse kanë
kaluar të paktën 13 vjet nga koha kur Serbia e humbi Kosovën e mbajtur
për disa dekada padrejtësisht, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, “Nënë
Tereza”, e njeh Prishtinën si pjesë e Republikës së Serbisë.

Në foto që ju sjell noa.al, dhe që duke u klikuar shihet me rezolucion
më të lartë, ju shikoni qartësisht sesi në oraret e fluturimeve,
destinacioni Prishtinë siglohet nën emrin e Serbisë që ndërkombëtarisht
njihet me shkurtimin RS (Republika Srpska).

Sikundër dalloni, kompania e fluturimeve Jetairfly mbulon dhe
destinacione si Prishtina në Republikën e Kosovës dhe Tiranën në
Republikën e Shqipërisë. Por vetë kjo kompani tregohet e kujdesshme në
faqen e saj zyrtare ku dallohet se Prishtina emërtohet si destinacion i
Kosovës. Krejt e kundërta ndodh me të vetmin aeroport ndërkombëtar në
Shqipëri, që Prishtinën e bën pjesë të Serbisë.

Që prej datës 23 prill 2005, Tirana International Airport "Nënë Tereza"
menaxhohet dhe operohet nga shoqëria private e quajtur Tirana
International Airport SHPK (TIA), raporton noa.al. TIA mori përsipër
menaxhimin dhe operimin e aeroportit nga Qeveria Shqiptare, e cila ka
qenë pronarja e vetme e aeroportit që nga koha e ndërtimit të tij. Si
një firmë konçensionare TIA do të drejtojë të gjitha aktivitetet e
aeroportit për 20 vitet e ardhshme.

Më e pakta që mund të bëjnë autoritetet e këtij aeroporti, është që të
zhdukin menjëherë një emërtesë të tillë që ka prekur ndjenjat e mbarë
shqiptarëve që e shohin një fakt të tillë të papranueshëm.

e.t/noa.al
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Skandali, Aeroporti i Tiranës e njeh Prishtinën si pjesë e Serbisë(!) Empty Re: Skandali, Aeroporti i Tiranës e njeh Prishtinën si pjesë e Serbisë(!)

Fri 2 Mar 2012 - 12:47
Me Berishen prit kur te shitet edhe Shqiperia!!!
Engjelli Embel
Engjelli Embel
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 2575
<b>Hobi</b> Hobi : Poezia,Udhetimet..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Folen E Engjejve..!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/11/2010

Skandali, Aeroporti i Tiranës e njeh Prishtinën si pjesë e Serbisë(!) Empty Re: Skandali, Aeroporti i Tiranës e njeh Prishtinën si pjesë e Serbisë(!)

Fri 2 Mar 2012 - 13:07
Bobobobo dhe kjo na gjetii
Sponsored content

Skandali, Aeroporti i Tiranës e njeh Prishtinën si pjesë e Serbisë(!) Empty Re: Skandali, Aeroporti i Tiranës e njeh Prishtinën si pjesë e Serbisë(!)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi