Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

BE ndryshon hartën në website: Serbia pa Kosovën Empty BE ndryshon hartën në website: Serbia pa Kosovën

Mon 5 Mar 2012 - 16:48
BE ndryshon hartën në website: Serbia pa Kosovën 43403_6PRISHTINË- Kosova është hequr përfundimisht nga harta e Serbisë në faqen zyrtare të Bashkimit Europian. Në faqen www.europa.eu, websajti zyrtar i BE-së, në faqen e shteteve anëtare të unionit dhe atyre që aspirojnë, në fund qëndron Serbia dhe nëse klikoni aty, shfaqen të dhënat e këtij vendi si dhe harta e tij, ku tashmë Kosova shfaqet shtet më vete.

Deri pak kohë më parë, Kosova ishte e përfshirë në hartën e Serbisë edhe në faqen zyrtare të BE-së, ndërsa tashmë paraqitet si shtet më vetë megjithëse BE nuk ka hapur ende një link të posaçëm për Republikën e Kosovës.

Ky ndryshim është bërë së fundi, pas marrëveshjes së arritur midis Prishtinës dhe Beogradit, me anë të së cilës Kosova do të përfaqësohet me fusnotë, por tërësisht më vete në forumet rajonale dhe të njohura nga BE.
(el.me/news24/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi