Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Regjistrohet diaspora maqedonase, përjashtohet ajo shqiptare  Empty Regjistrohet diaspora maqedonase, përjashtohet ajo shqiptare

Fri 9 Mar 2012 - 10:22
Maqedonisë nuk i intereson të regjistrojë diasporën shqiptare, edhe pse paratë që vijnë prej saj mbushin buxhetin e shtetit dhe mbajnë stabile ekonominë e vendit. Regjistrimi i diasporës nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) bëhet në maqedonisht dhe në anglisht, por jo edh enë shqip. Në linkun për regjistrimin e diasporës nuk mund të shkruhet shqip, edhe pse dihet fort mirë se shqiptarët e diasporës sidomos të rinjtë nuk qëndrojnë aspak mirë me maqedonishte, pasi për ta nuk është aspak e nevojshme njohja e kësaj gjuhe. Përgjigja e MPJ-së në këtë rast është e ngjashme me përgjigjet që i japin autoritetet maqedonase ;do herë kur anashkalohet gjuha shqipe - shqipja do të palikohet në të ardhmen, por pa treguar ndonjë afat konkret. Ndërkaq, politikologët janë të mendimit se gjithçka është e qëllimshme, pasi flasin vetë faktet.

“Nuk mundemi të bëjmë ndërhyrje vetëm në linkun ‘Regjistrimi i diasporës’. Çështja e shqipes në ueb faqen tonë është një problem i vjetër të cilin po përpiqemi që ta rregullojmë. Besoj se shumë shpejt do ueb faqja e ministrisë sonë do të jetë edhe në shqip”, thotë për “Lajm”, zëdhënësi i MPJ, Borçe Stamov, pa përcaktuar kohë se kur mund të ndodhë kjo. Ai sqaron se problemi financiar është shkak kryesor që ueb faqja e kësaj ministrie nuk është edhe në gjuhën shqipe.

Politikologu, Qashif Bakiu thotë për “Lajm” se anashkalimi i diasporës shqiptare është evident dhe bëhet me qëllime të caktuara. “Tendenca e Shkupit zyrtar është evidente dhe kjo nuk kërkon analiza të thella për t’u kuptuar. Anashkalimi i diasporës shqiptare vërehet si në datat e zgjedhjeve parlamentare apo lokale, terminët e regjistrimeve të popullsisë apo edhe për aktivitete tjera që prekin aspektin demografik në vend. Aplikimi i regjistrimit elektronik të diasporës nga ana e MPJ-së vetëm në gjuhën angleze dhe atë maqedonase shënon anashkalimin e radhës për evidentim të shqiptarëve me punë të përkohshme. Një gjë e tillë anashkalon diasporën shqiptare në Evropën perëndimore kur dihet se në këto shtete është e koncentruar pjesa dërmuese e shqiptarëve, të cilët si; dihet nuk e flasin maqedonishten”, tha Bakiu.

Sipas të dhënave të shoqatave të mërgimtarëve, numri i diasporës shqiptare nga Maqedonia është mbi 300 mijë, prej të cilëve 100 mijë jetojnë në Zvicër.

/lajmpress/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi