Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shikoni çudinë e re të Microsoft! Empty Shikoni çudinë e re të Microsoft!

Fri 9 Mar 2012 - 11:15
Para pak kohësh Microsoft ka bërë videon e vizionit të vet për të ardhmen e komunikimit kompjuterik dhe mobil, ndërsa tani paraqet edhe hapat e parë të këtij vizioni - IllumniShare.

IllumniShare. Është sistem i cili mundëson bashkëveprimin e dy apo më shumë njerëzve me objekte të ndryshme në largësi, duke filluar nga të shkruarit e dokumenteve deri te luajtja e lojërave (për shembull luajtja e letrave).

Ajo çka është interesante dhe e rëndësishme të përmendet, është që dokumentin nuk e shkruani duke shtypur në tastierë, por në letër dhe me laps të vërtetë, dhe njëlloj kështu, luani letra me letra të vërteta. Por, “rrengu” është në faktin që kolegu juaj gjendet në anën tjetër të botës.

Për çka bëhet fjalë? Ky është një kombinim i zgjuar i projektorit, kamerës dhe sipërfaqes për të shkruar. Projektori dhe kamera komunikojnë në mes vete dhe shënojnë çdo gjë çka bëni dhe menjëherë e bartin këtë në kompjuterin tjetër dhe tregojnë çka është regjistruar. Meqenëse bëhet fjalë për kamerë normale, mund të përdoren edhe objektet e vërteta, si zaret dhe letrat.

E metë e sistemit është ajo që manipuloni vetëm me objektet që gjenden në anën tuaj, dhe jo edhe me ato në anën tjetër të projektorit. Megjithatë, niveli i ndërveprimit përmes IllumniShare është i madh, dhe se si funksionon mund ta shikoni në: https://www.youtube.com/ëatch?v=ewmw8fUTa0Y&feature=player_embedded
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi