Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Microsoft prezanton Windows 8 Empty Microsoft prezanton Windows 8

Fri 26 Oct 2012 - 12:03
Microsoft prezanton Windows 8 Microsoft-Windows-8-u8

25 Tetori 2012 pa frikë mund të quhet dita e Microsoft. Kompania e Bill Gates prezantoi në Nju Jork sistemin e ri të operimit, Windows 8 me pretendimin e “revolucionarizimit të mënyrës së të punuarit në kompjuter”.

Ai që e premtoi këtë ishte Steve Sinofski nga vetë kompania e Redmond View. Risitë; Sinofski premtoi se sistemi i ri i operimit është më praktik në krahasim me paraardhësit, shumë herë më miqësor me aplikacionet dhe për më tepër më tepër i integruar edhe Windows Store, një përpjekje kjo e Microsoft për të hyrë në këtë treg, të dominuar deri më tani nga Apple, Google dhe Amazon.

Po të enjten prezantohet edhe tableti Surface, produkti i ri që në disa vende ka dalë tashmë në shitje. Tableti i përshtatur me Windows 8 vlerësohet për hardware-in e tij, por lë për të dëshiruar tek software-t.

Në Times Square, Windows do të mbajë hapur 24 orë një dyqan për të testuar kureshtjen e klientëve për risitë e tij. Kjo shihet si pjesë e një fushate publicitare të pazakontë të ndërmarrë nga Microsoft pas muajsh të tërë përgatitjesh për të hyrë në treg me “gjithçka”…për të konkuruar gjithçka.

Ajo që mbetet për t’u parë është radha nëpër dyqane, nëse do të jetë e gjatë po aq sa nëpër dyqanet e “Apple” apo jo.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi