Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

ZHE »  Gramoz Ruçi: Si ma refuzuan vizën në Ambasadën e SHBA në vitin 2005 Empty ZHE » Gramoz Ruçi: Si ma refuzuan vizën në Ambasadën e SHBA në vitin 2005

Mon 12 Mar 2012 - 0:18
M’u refuzua për trafik narkotikesh, por pas bisedës me ambasadoren Ries shkova në SHBA”

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, u dha dje përgjigje akuzave që i bëhen në kabllogramet e WikiLeaks-it. I ftuar në emision “Debat” të gazetarit Alfred Peza në Vizion Plus, Ruçi tha se akuzat ndaj tij janë sqaruar nga organet e specializuara shtetërore.
Pika nëntë e paktit të PS për integrim është edhe hetimi nga ana e Prokurorisë të krimit dhe korrupsionit nën dritën e botimit të kabllogrameve të Ambasadës Amerikane. Ju kërkoni heqjen e imunitetit dhe përballja me organin e akuzës të të gjithë deputetëve të përfshirë në këto kabllograme. Pse duhet të kërkohet kjo gjë kur Prokuroria është organ i pavarur kushtetues dhe duhet të veprojë vetë?
Shiko, ajo pikë nuk është vënë kot nga ana jonë, ashtu sikurse nuk është vënë pa u diskutuar dhe konsultuar më parë. E kemi pasur edhe ne një arsye.
Cila është arsyeja?
Arsyeja e parë është që në Shqipëri ndodh që regjistrohemi dhe komentohemi si vendi më i korruptuar dhe s’ka asnjë gjykim për të korruptuarit. Arsyeja e dytë, megjithëse krimi ndodh edhe nga dorë shtetarësh dhe pse në mes të ditës, në vend që të ndëshkohet krimi, ne sot kemi pushtetarë, të cilët i paraprijnë mosgjykimit dhe moshetimit të vetes së tyre, të dorës kriminale duke trysnuar përfaqësuesit e hetimit. E treta është që nuk mjafton ato që thotë opozita shqiptare në konferencat e saj të shtypit, në debatet parlamentare, por kohët e fundit në Shqipëri dolën dhe ato që u quajtën kabllograme të një ambasade dhe partneri të rëndësishëm shqiptar, dhe u bë publike. Atëherë, si duhet të kalojnë këto, pa u hetuar, duke anatemuar, duke trysnuar prokuroren e Përgjithshme? Çfarë po kërkojmë ne? Ne kërkojmë dy gjëra; duam që politikanët të distancohen dhe të kenë vullnetin politik që t’i thonë prokurores së Përgjithshme, gjyqtarit, hetuesit që ne jemi të parët tek të cilët do të keni mbështetjen në dy gjëra, krimin dhe korrupsionin! E dyta, të shprehim vullnetin tonë politik ngado qoftë ai, që të jemi të gatshëm të lëmë imunitetin tonë parlamentar apo qeveritar qoftë ai për t’iu nënshtruar çdo hetimi apo çdo kërkese të organeve të hetimit. Dhe kjo është diçka shqiptare, sepse vetëm në Shqipëri politika trysnon, anatemon dhe ushtron presion mbi organet e Drejtësisë. Kur e bën ti si Kryeministër, ti si deputet, atëherë ç’pret nga ai krimineli që nuk e ka për gjë të vrasë në mes të ditës.
Në kabllogramet e WikiLeaks-it përmendeni dhe ju, zoti Ruçi, ashtu si dhe një grup deputetësh të Parlamentit, ku thuhet se “sekretari i Përgjithshëm i PS, zoti Ruçi, ka lidhje me trafikantë narkotikë dhe të krimit të organizuar. Atij i është ndaluar hyrja në SHBA në vitin 2005”. Kush është e vërteta e këtyre kabllogrameve dhe ju a jeni të gatshëm të hetoheni për këto akuza?
Është hera e parë që më bëhet pyetje për këto akuza dhe bëtë mirë që e bëtë, sepse nuk impresionohem nga kjo pyetje. E para, kur është diskutuar vënia e kësaj pike, kam qenë një nga iniciatorët, edhe pse ka pasur ndonjë tendencë brenda nesh që të mos ta çonim këtë pikë, dhe unë kam qenë promotori që kjo pikë të vendoset. E dyta, më ka ardhur shumë keq që kundërshtarët e mi politikë i kanë sulmuar kabllogramet. Unë do të thosha për dy arsye, se duke lexuar kabllogramet unë nuk mësova ndonjë gjë të re përveçse dy-tri gjëra që ishin biseda konfidenciale si ajo e ambasadorit dhe gjeneralit të Ministrisë së Mbrojtjes, apo ndonjë moment që kishte të bënte me Ministrinë e Brendshme. Të tjerat për mua ishin të ditura, pa përjashtim. Pse? Sepse këto janë thënë nga opozita shqiptare, ose i ka thënë shtypi shqiptar, pra është paradoks që politika shqiptare bën rolin e strucit, sepse nga ai ambasadori që ishte, në vend që të marrim shembullin se si funksionon një shtet serioz të cilin lum kush të rrojë që edhe shteti ynë të arrijë në një demokraci të tillë. Arsyeja e dytë që i jap të drejtë arsyes së parë është se kabllogramet janë absolutisht të vërteta, siç thuhen. Pse është ashtu? Sepse në 2005-n unë isha i ftuar nga Partia Demokratike amerikane për të marrë pjesë në Konventën e tyre për zgjedhjen e Presidentit të radhës së SHBA-ve. Kam aplikuar dhe më është refuzuar viza me arsyen për trafikim ndërkombëtar narkotikesh. E kam dëgjuar për herë të parë atë ditë fjalën drogë. Kjo ka qenë fjalia që kam artikuluar atë ditë. Por, kur u mendova më pas, atëherë pashë se ç’do të thotë një shtet i vërtetë. Se unë këtë akuzë nuk e dëgjova për herë të parë në sportelin e Konsullatës Amerikane. Atë akuzë e kisha dëgjuar 2-3 vite më parë. E kisha dëgjuar nga shtypi shqiptar, e kisha dëgjuar nga kolegë të forcës sime politike, e kisha dëgjuar dhe nga kundërshtari im politik. Kishte një problem brenda PS, kishte debat për zgjedhjen e kandidatit për Kryeministër në PS…
I cili u zgjodh?
Ishin kandidatë Ilir Meta, Arben Malaj dhe Spartak Poçi. Pra, besoj se ju kujtohet se ka pasur një mbledhje të KPD-së socialiste, e cila do të votonte kandidatin socialist për Kryeministër. Tri ditë para se të bëhej kjo mbledhje, është hapur një gazetë shqiptare me titullin “Është kapur bodiguardi i Gramoz Ruçit në Itali”, bile me emër, që nuk e harroj kurrë, Bilbil Heqimi, me 50 kg heroinë në mes të Italisë. Sigurisht që nuk e vlerësova. Burimi ishte nga një organ drejtësie. Së dyti, kur kishim probleme ne brenda forcës sonë politike, ky problem është lançuar në luftën tonë politike. Së treti, kur ka qenë problematika e zgjedhjes së Presidentit para se të zgjidhej zoti Moisiu. Pra, kjo akuzë më është adresuar tri herë dhe nga burime të besueshme, brenda forcës politike, jashtë forcës politike dhe brenda një institucioni. Në këtë mënyrë, ajo ambasadë regjistroi këto burime, sepse unë nuk isha askushi, isha një person publik dhe politik. Çfarë bëra unë? Që atë ditë iu drejtova shtetit shqiptar dhe vura veten time në dispozicion që organet të jepnin përgjigje për këtë akuzë, siç e thotë kabllogrami. Shteti shqiptar, vetë Kryeministri, i është drejtuar prokurorit të Përgjithshëm, Policisë së shtetit dhe SHISH-it.
Ishte zoti Meta Kryeministër?
Jo, ishte Fatos Nano, dhe ata kanë dhënë përgjigje me shkrim për këtë kërkesë. Unë e kam veten në dispozicion para institucioneve shtetërore për këtë që trajtojnë sot kabllogramet. Nuk e kam lënë për sot. Është kthyer përgjigje me shkrim lidhur me pastërtinë e figurës sime. Kjo ishte në raport me organet e shtetit tim. Sigurisht, janë zhvilluar takime edhe të miat me ambasadoren amerikane të asaj kohe, Marsie Rise. Më 9 shtator, pas një muaj e gjysmë, Gramoz Ruçi, në 2005-n, ka udhëtuar në SHBA jo për në Konventën e demokratëve, por kam shkuar në Konventën e republikanëve, ku kam bërë takime me Bob Dollin, me senatorë dhe kongresmenë amerikanë. Megjithatë sot e kësaj dite unë jam objekt dhe subjekt i atyre kabllogrameve dhe jam gati sot të hetohem i pari nga organet e drejtësisë. Kjo është e vërteta, dhe kjo është përgjigjja që unë kam për kabllogramet.

ALFRED PEZA/PANORMA/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi