Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Ambasada e SHBA i refuzon vizën zëvendësministres së Mbrojtjes, nuk do shkelë më në atë vend Empty Ambasada e SHBA i refuzon vizën zëvendësministres së Mbrojtjes, nuk do shkelë më në atë vend

Sat 16 Mar 2013 - 1:00
Ambasada e SHBA i refuzon vizën zëvendësministres së Mbrojtjes, nuk do shkelë më në atë vend Ambasada-amerikane-ne-tirane-300x189Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i refuzon vizën zv.ministres së Mbrojtjes të Shqipërisë, Arta Musaraj. Përpjekjet e herëpashershme të saj për të arritur marrjen e “lejëkalimit” për në SHBA në funksion të pjesëmarrjes në disa aktivitete të ndryshme në Uashington kanë dështuar, për shkak të mungesës së sinqeritetit me shtetin amerikan dhe mashtrimit me dokumente, njofton Shqiptarja.com

Burimet brenda ambasadës së SHBA në Tiranë bëjnë me dije se gjithë problemi qëndron në faktin se Musaraj nuk kishte informuar se priste një fëmijë teksa ka shkuar në shtetin amerikan dhe ka lindur atje vajzën. Pikërisht mosnjoftimi nga ana e saj për autoritetet amerikane në lidhje me të qenit shtatzënë në momentin që ka hyrë në SHBA ka sjellë dhe reagimin e tyre, ku në rastin më të parë që është kthyer në Shqipëri, pavarësisht se vajza e saj është shtetase amerikane tashmë, për zv.ministren shqiptare të Mbrojtjes, marrja e vizës për të hyrë në SHBA është e pamundur. Dhe duke qenë se shteti amerikan është strikt përsa i përket rregullave për t’u zbatuar kthimi i saj në Shqipëri u shoqërua me mbylljen e derës njëherë e përgjithmonë për të vajtur në SHBA./Tema/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Ambasada e SHBA i refuzon vizën zëvendësministres së Mbrojtjes, nuk do shkelë më në atë vend Empty Re: Ambasada e SHBA i refuzon vizën zëvendësministres së Mbrojtjes, nuk do shkelë më në atë vend

Sat 16 Mar 2013 - 1:03
mire ja kane bo amerikont
tall meneren ne shqiperi keto kur,,vat e sali berishes e kujtojn se mund te tallen edhe me boten
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi