Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Tue 3 Dec 2013 - 22:15
Message reputation : 100% (1 vote)
Precetaj bashkë me tre fëmijët amerikanë sfidon autoritetin e emigracionit duke thënë se nuk ka ndërmend të lëvizë nga shtëpia
Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Shqiptarja%202
Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Precetaj
Shqiptarja, nga Troy, Michigan, që mori urdhër deportimi për 24 orë ka vendosur ta sfidojë autoritetin e emigracionit duke thënë se nuk ka ndërmend të lëvizë nga shtëpia.

Cile Precetaj pritej të deportohej sot në orën 10:30 të mëngjesit nga Metro Airport në Detroit, mirëpo, bashkëshorti i saj i ka thënë gazetës lokale “Free Press” se oficerët e emigracionit le të vijnë ta marrin po të duan me forcë në shtëpi. “Le ta marrin nga duart e tre fëmijëve të vegjël që janë qytetarë amerikanë, sikur të ishte një kriminele e rrezikshme. Kjo do t’i tregojë botës se me çfarë ‘kriminelësh të regjur’ po merret emigracioni”, tha ai.
Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja 220
“Çfarë krimesh ka kryer? U përpoq në të gjitha mënyrat për të bashkëpunuar me këta njerëz”, tha i shoqi, Pjeter (Pete) Gojcevic, i cili shtoi se gruaja e tij 40-vjeçare ka jetuar me ndershmëri dhe nuk ka kryer asnjë krim.

“As edhe një gjobë për parkim, nuk ka marrë ndonjëherë”, tha Gojçeviç, që ka jetuar në SHBA për 40 vite. Ai tregoi për vajzat që janë të tmerruara nga situata dhe duan të dinë se kur mund të kthehen në shkollë.

Ai beson se gruaja e tij që hyri në SHBA në mënyrë të paligjshme, përpara 13 vitesh duke ikur nga një ish-i fejuar abuzues dhe i dhunshëm, e ka fituar të drejtën të jetojë në këtë vend. Ajo kërkoi azil por gjykatësi ia hodhi poshtë kërkesën në 2007.

Edhe fqinjët e Çile Precetajt në Troy mendojnë të njëjtën gjë. “Është shumë e trishtueshme. Njerëz më të mirë nuk ke ku i gjen”, thotë Richard Nunez, një nga fqinjët. “E mbajnë shtëpinë pastër. Oborri u shkëlqen ndërsa fëmijët janë të adhureshëm”.

“Ishte shumë emcionale. Kemi qarë të gjithë”, tha ai për momentin kur morën vesh në gazetë për deportimin, duke shtuar se çifti shqiptar kishte kaluar nga shtëpia e tyre për t’u ndarë e për të thënë lamtumirë.



Kërkohet dëbimi i shqiptares me 3 fëmijët amerikanë

SHBA - Autoritetet në Detroit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur që të dëbojnë 40-vjeçaren shqiptare, Çile Preçetaj, e cila figuron pa dokumente, pasi humbi gjyqin si azilkërkuese.

Preçetaj, nënë e tre fëmijëve, duhet të lërë sot së bashku me fëmijët, në orën 10:30 të paradites, shtetin e Detroit, pas një urdhri të nxjerrë nga autoritetet e këtij vendi.

Lajmin për dëbim, 40-vjeçarja shqiptare e ka marrë të hënën në mëngjes, dhe ka vetëm 24 orë kohë në dispozicion që të mbledhë valixhet dhe të niset për në Shqipëri.

“Në eksperiencën time, nuk kam parë kurrë që të dëbohet një nënë me fëmijë. Asnjë nuk arrin ta besojë se kjo gjë do të ndodhë realisht”, -është shprehur avokati ligjor i shqiptares, Andrew Johnson, i cili duhet të shpëtojë në një kohë rekord klienten e tij nga dëbimi.

Ndërsa bashkëshorti i saj, me origjinë jugosllave, Pjetero (Pete) Gojcevic, ka thënë se po pret që të ndodhë ndonjë mrekulli që gruaja dhe fëmijët e tij të mos dëbohen nga Detroit-i, raporton “Detroit Free Press”.

Historia e shqiptares, u largua nga "kthetrat" e të fejuarit

40-vjeçarja shqiptare, Çile Preçetaj, ka lindur në vitin 1972 në Shqipëri. Në vitin 2000 ajo udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që t’i shpëtonte kështu abuzimit të të fejuarit të saj, nga i cili kishte frikë se mos e rrëmbente dhe e shiste për prostitucion. Pas arratisjes nga Shqipëria, Preçetaj së bashku me disa shoqe të tjera, nëpërmjet Kanadasë, hyri ilegalisht në SHBA. Menjëherë pas arritjes në “tokën e premtuar”, ajo iu dorëzua autoriteteve amerikane dhe kërkoi strehim. Gjatë kohës që ajo jetonte në SHBA në mënyrë ilegale, Preçetaj u martua me një jugosllav, i cili ishte zhvendosur në SHBA 40 vjet më parë. Ajo ka tre fëmijë dhe që të tre kanë nënshtetësi amerikane.

Pavarësisht kërkesës së saj për strehim, një gjyqtar që merrej me çështjet e emigracionit, e rrëzoi kërkesën e 40-vjeçares për strehim, duke argumentuar se asaj i mungonte besueshmëria dhe dyshohej se ajo ishte e përfshirë krime dhe prostitucion.

Preçetaj nuk e mori të drejtën e strehimit, për shkak se “femrat e reja dhe të pashme nuk bëjnë pjesë në grupin e azilkërkuesve”. Kështu në vitin 2008 gjykata e rrëzoi përfundimisht kërkesën e shqiptares për azil.

Ndërkohë 40-vjeçarja shqiptare vazhdoi të jetonte në SHBA, dhe gjatë kësaj kohe ishte e detyruar që të paraqitej tek autoritetet e Detroit një herë në muaj. Ajo e dinte që do të vinte një ditë kur duhej të largohej, por nuk e dinte se cila do të ishte ajo ditë që do të sillte dëbimin e saj nga SHBA-të dhe ndarjen nga bashkëshorti.

Të hënën Preçetaj mori urdhrin që brenda 24 orëve duhej të largohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sot pritet që ajo të kthehet në Shqipëri, për të jetuar me prindërit e saj të moshuar në një fshat në veri të vendit, bashkë me tre fëmijët e saj, por larg bashkëshortit.

Burri i saj, Gojcevic thotë se është i habitur për këtë vendim të qeverisë amerikane, pasi presidenti Barack Obama, ka thënë se nga SHBA-të duhet të largohen vetëm ata emigrantë, të cilët kanë histori kriminale dhe jo ata që kanë fëmijë me nënshtetësi amerikane, dhe për më tepër ata që janë të pastër dhe nuk kanë kryer asnjë vepër penale.

“Lërini fëmijët të jetojnë dhe të rriten në një vend të cilin e njohin”, -i ka bërë apel qeverisë Gojcevic.

/Shekulli Online/ E.B./

Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Tue 3 Dec 2013 - 22:34
po me vika keq
po cti besh keshtu jane ligjet ketej
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Tue 3 Dec 2013 - 22:51
Message reputation : 100% (1 vote)
Artikulli shkruajti:Preçetaj nuk e mori të drejtën e strehimit, për shkak se “femrat e reja dhe të pashme nuk bëjnë pjesë në grupin e azilkërkuesve”.
presidenti Barack Obama, ka thënë se nga SHBA-të duhet të largohen vetëm ata emigrantë, të cilët kanë histori kriminale dhe jo ata që kanë fëmijë me nënshtetësi amerikane, dhe për më tepër ata që janë të pastër dhe nuk kanë kryer asnjë vepër penale.
Cilat ligje Tironc?!
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Tue 3 Dec 2013 - 23:04
burri i ksaj shiptare qenka serbe Gojcevic ka shum dushime ne ket rast
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Tue 3 Dec 2013 - 23:12
Message reputation : 100% (1 vote)
Kushtrimi4 shkruajti:burri i ksaj shiptare qenka serbe  Gojcevic ka shum dushime ne ket rast
Tani po qe i re pikes Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja 2585209286 

Sa per info burri i saj eshte Jugosllav dhe nuk ka probleme me letrat ai por ajo...

Lexo Shqip lexo se kurr s'eshte vone!
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Tue 3 Dec 2013 - 23:17
nuk egzisto Jugosllavia popr serbia dhe burri i ksaj shiptare esht serb dhe une ekam kutoa si aj ska probleme me letra po si po duket ka telashe me gruan e ti dhe aj don ta Lagon nga amerike OJ GJELOZE
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Tue 3 Dec 2013 - 23:33
Message reputation : 100% (1 vote)
Kushtrimi4 shkruajti:nuk egzisto Jugosllavia popr serbia dhe burri i ksaj shiptare esht serb dhe une ekam kutoa si aj   ska probleme me letra po si po duket  ka telashe me gruan e ti  dhe aj don ta Lagon nga  amerike  OJ GJELOZE
Ja beri ter kete ai "Serbi" i mallkuar.. kyyyy  Tani do na thuash se ka dashur ta shese ne prostitucion  gruan Shqiptare por ajo i ka kundershtuar e keshtu duke mos patur asnje perfitim mendoi ta heq qafe ate dhe femijet njehere e mire sepse vetem nje Serb mendon e vepron keshtu wmw  jo qe se ke keq ti se sdo shume imagjinate per tu bere nje skenarist i famshem krt  Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja 3035961162 

GJELOZE??? scratch 
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Tue 3 Dec 2013 - 23:39
serbi nuk ka mshir hyn ne faqen google dhe kerko shiptaret ne serbi perj 1787 deri 1912 lezo oj gjeloze
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Tue 3 Dec 2013 - 23:51
Message reputation : 100% (1 vote)
Kushtrimi4 shkruajti:serbi nuk ka mshir  hyn ne  faqen google dhe kerko  shiptaret ne serbi perj  1787 deri 1912 lezo oj gjeloze
E ke zene temen nga bishti po lere ... kkk 

Kushtrim themi e shkruajme "xheloze" dhe jo "gjeloze",po i jap pak rendesi kesaj fjale meqense ma ke perserit disa here ne pv qe sapo e bere prap perpara nje min dhe po me drejtohesh edhe ne pb njejte..C'ka lidhje xhelozia ketu?
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Wed 4 Dec 2013 - 3:27
[quote="AnGeLiC"]
Artikulli shkruajti:Preçetaj nuk e mori të drejtën e strehimit, për shkak se “femrat e reja dhe të pashme nuk bëjnë pjesë në grupin e azilkërkuesve”.
presidenti Barack Obama, ka thënë se nga SHBA-të duhet të largohen vetëm ata emigrantë, të cilët kanë histori kriminale dhe jo ata që kanë fëmijë me nënshtetësi amerikane, dhe për më tepër ata që janë të pastër dhe nuk kanë kryer asnjë vepër penale.
Cilat ligje Tironc?![/]Qe ka hyre ilegal ne u.s.a
Para ligjit ne kete toke,jane te gjithe njesoj.....
E kupton presidenti ka thene?????jo ligji ka thene.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Wed 4 Dec 2013 - 22:29
Message reputation : 100% (1 vote)
Preçetaj:Fëmijët e mi nuk e meritojnë dëbimin
Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Precetaj-
Në Shtetet e Bashkuara, gjykatat kanë vendosur të rishqyrtojnë çështjen e shtetases shqiptare Çile Preçetaj, e cila ishte urdhëruar për deportim. Sensibilizimi i medias dhe i komunitetit shqiptar e bëri gjykatën ta shtyjë çështjen dhe kolegia jonë Joana Allamani bisedoi me zonjën Preçetaj si dhe me avokatin e saj. Joana, cilat janë komentet që ke marrë deri tani?

Shtetasja nga Shqipëria, Çile Preçetaj erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2000. Ajo thotë se erdhi në kërkim të një jete më të mirë dhe për t’i shpëtuar krimit dhe rrezikut të prostitucionit në vendin e saj.

Zonja Preçetaj hyri në mënyrë të paligjshme duke kaluar kufirin nga Kanadaja, dhe u vendos në shtetin e Miçiganit. Kërkesa e saj për azil politik u hodh poshtë në vitin 2007 dhe më vonë u refuzua edhe nga gjykata e apelit në vitin 2008. Pas humbjes së gjyqit, u dha urdhrin për deportim, dhe tani familja e saj është në rrezik të ndahet.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zonja Preçetaj tha se me urdhrin për deportimin e kishin bërë të ndihej sikur të ishte kriminele në sytë e fëmijëve.

"Kam ardhur këtu për të shpëtuar jetën time, por fëmija im nuk e meriton këtë gjë. Kanë shtatë vjet që mundohen të më deportojnë," tha zonja Preçetaj.

Zonja Preçetaj është martuar në SHBA me Pjetër Gojcaj, dhe tani është nënë e tre fëmijëve me shtetësi amerikane, një djalë, 11 vjeç, dhe dy vajza, 6 dhe 4 vjeç. Fëmijët e saj amerikanë mund të rrinë në Shtetet e Bashkuara, me gjyshen e tyre e cila edhe ajo është shtetase amerikane, por zonja Preçetaj dhe bashkëshorti i saj thonë se problemet me ligjet e imigracionit po cënojnë harmoninë e tyre familjare.

Avokati i zonjës Preçetaj, Andrew Johnson i tha Zërit të Amerikës se kishte arritur të siguronte rishqyrtimin e çështjes. Ai tha se kjo është një çështje që varet nga autoritetet e imigracionit, sepse ata nuk mund t'i deportojnë të gjithë imigrantët e paligjshëm, por zgjedhin se cilët persona do të deportohen në fillim.

"Nëse autoritetet e vendosin atë në krye të radhës, gjë që nuk do të kishte kuptim, familja e saj do të ndahej. Ajo ka tre fëmijë dhe ndodhet në Shtetet e Bashkuara prej 13 vjetësh, duke u kujdesur për këta fëmijë. Ne shpresojmë se kjo çështje do t'i kalojë dikujt në administratën e Presidentit Obama.

E vetmja gjë që kërkojmë ne është që ata ta marrin në shqyrtim çështjen, sepse ajo u trajtua në mënyrë jo korrekte përsa i përket procedurës. Ekspozimi i kësaj çështjeje në media ishte e vetmja gjë që e shmangu deportimin dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet për ta nxjerrë këtë çështje përpara njerëzve që deportimi të mos ndodhë," tha zoti Johnson.



Tani për tani zonja Preçetaj mund të vazhdojë të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara në pritje të një vendimi përfundimtar. Ndërkohë Kongresi amerikan është duke shqyrtuar një reformë imigracioni, dhe mbetet për t’u parë nëse ajo do të përfitojë apo jo.

Rishikohet çështja

Ishte një natë pa gjumë ajo e djeshmja për Çile Preçetajn. Shqiptarja, nënë e tre fëmijëve, po priste zgjuar në ankth në mëngjesin e sotëm agjentët e migracionit, të cilët do të vinin ta merrnin për ta dëbuar nga SHBA-të, por ata nuk u shfaqën.

Në mbrëmje, Autoriteti i Migracionit njoftoi se kishte vendosur që të rishikonte çështjen e saj. Asaj i ishte lënë afat 24 orë për t’u larguar nga SHBA-të, por siç tha edhe i shoqi, Pjetër Gojcaj, ata vendosën që të qëndronin në shtëpi në pritje të agjentëve të migracionit. Mirëpo ata nuk erdhën dhe njoftuan familjen se çështja e tyre do të rishikohet.

“Autoriteti i Migracionit vendosi që të rishikojë çështjen e znj. Preçetaj, ndërsa dëbimi i saj është pezulluar”, tha zëdhënësi i autoritetit. “Kur mësova lajmin se çështja ime do të rishikohej nuk mund të bëja gjë tjetër veçse të përqafoja fëmijët e mi dhe belbëzoja në lot: “faleminderit, faleminderit, faleminderit”.

Nuk kam pse frikësohem më, drejtësia do të shkojë në vend”, tha Preçetaj, pasi mësoi se çështja e saj do të rishikohej. “Tani ndjehem mjaft mirë dhe e vlerësoj shumë atë që ata po bëjnë për mua”, shtoi ajo.

Por nëse Autoriteti i Migracionit vendos sërish për dëbimin e saj, Preçetaj thotë se ky rast mund të bëhet precedent për nënat e tjera në këtë situatë dhe për ndryshime në ligjin për migracionin.

Historia e saj ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore dhe ka qenë në titujt kryesorë të shumë gazetave. Disa mbështetës kanë firmosur një peticion për qëndrimin e saj në SHBA.

Nga ana e tij, i shoqi i saj, një shqiptar nga Mali i Zi, Pjetër Gojcaj tha se shpreson që qeveria t’i japë një shans të dytë gruas së tij. “Shpresoj shumë që ata të vënë dorën në zemër”, tha Gojcaj. “Shpresoj shumë që ata të kuptojnë se s’mund ta ndajnë dot një familje në këtë mënyrë”.

/Shekulli Online/E.D./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Wed 4 Dec 2013 - 22:39
Message reputation : 100% (1 vote)
Tironci shkruajti:
AnGeLiC shkruajti:
Artikulli shkruajti:Preçetaj nuk e mori të drejtën e strehimit, për shkak se “femrat e reja dhe të pashme nuk bëjnë pjesë në grupin e azilkërkuesve”.
presidenti Barack Obama, ka thënë se nga SHBA-të duhet të largohen vetëm ata emigrantë, të cilët kanë histori kriminale dhe jo ata që kanë fëmijë me nënshtetësi amerikane, dhe për më tepër ata që janë të pastër dhe nuk kanë kryer asnjë vepër penale.
Cilat ligje Tironc?![/]Qe ka hyre ilegal ne u.s.a
Para ligjit ne  kete toke,jane te gjithe njesoj.....
E kupton presidenti ka thene?????jo ligji ka thene.
Po ligjin kush e ben? Presidenti Obama pikerisht sepse eshte president ka fjalen e pare dhe te fundit aty dhe si rezultat ai ka folur per ligjin aktual ne SH.B.A rreth emigranteve  mesa kuptoj une..!
Pastaj cfare ligji eshte ajo qe shkruhet ne shkrimin e pare? : Preçetaj nuk e mori të drejtën e strehimit, për shkak se “femrat e reja dhe të pashme nuk bëjnë pjesë në grupin e azilkërkuesve
Sikur kemi te bejme me vendet e Arabise Saudite dhe te tjera vende Islame ku bukuria natyrore e nje individi quhet mekat dhe keshtu ata duhen debuar ose duhen djegur per mos qene me te pashem dhe provokues!!!
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Thu 5 Dec 2013 - 5:12
AnGeLiC shkruajti:
Tironci shkruajti:
AnGeLiC shkruajti:
Artikulli shkruajti:Preçetaj nuk e mori të drejtën e strehimit, për shkak se “femrat e reja dhe të pashme nuk bëjnë pjesë në grupin e azilkërkuesve”.
presidenti Barack Obama, ka thënë se nga SHBA-të duhet të largohen vetëm ata emigrantë, të cilët kanë histori kriminale dhe jo ata që kanë fëmijë me nënshtetësi amerikane, dhe për më tepër ata që janë të pastër dhe nuk kanë kryer asnjë vepër penale.
Cilat ligje Tironc?![/]Qe ka hyre ilegal ne u.s.a
Para ligjit ne  kete toke,jane te gjithe njesoj.....
E kupton presidenti ka thene?????jo ligji ka thene.
Po ligjin kush e ben? Presidenti Obama pikerisht sepse eshte president ka fjalen e pare dhe te fundit aty dhe si rezultat ai ka folur per ligjin aktual ne SH.B.A rreth emigranteve  mesa kuptoj une..!
Pastaj cfare ligji eshte ajo qe shkruhet ne shkrimin e pare? : Preçetaj nuk e mori të drejtën e strehimit, për shkak se “femrat e reja dhe të pashme nuk bëjnë pjesë në grupin e azilkërkuesve
Sikur kemi te bejme me vendet e Arabise Saudite dhe te tjera vende Islame ku bukuria natyrore e nje individi quhet mekat dhe keshtu ata duhen debuar ose duhen djegur per mos qene me te pashem dhe provokues!!!
O YLLO , muve me vjen keq per kete se qenka dhe SHqiptare
po cfare ben ajo 20 vjet pa letra
si e ka mendu ka lind tre femije dhe akoma vazhdon te rrije ilegal ne kete vend , qe nuk i ka dhene ok per pune letrash
kjo ka vazhduar duke i kerkuar me insistim prandaj dhe ka marre ate pergjigje negative

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Sat 7 Dec 2013 - 18:00
Message reputation : 100% (1 vote)
Preçetaj qëndron edhe për 1 vit në SHBA
Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Precetaj2
Nëna e tre fëmijëve, me origjinë shqiptare, Çile Preçetaj mund të marrë frymë lirisht tashmë, pasi i është garantuar qëndrimi në SHBA edhe për një vit tjetër.

“Tani mund të kujdesem për fëmijët e mi”, tha 41-vjeçarja, duke shtuar se fëmijët e saj nuk do të duhet më të qëndrojnë në kujdestarinë e ndonjë familjeje tjetër.

Preçetaj, e cila do të dëbohej nga SHBA-të ditën e martë, mori një telefonatë nga autoritetet e migracionit, të cilët e njoftuan se duhet të bënte një tjetër raportim tek ta dhe se çështja e saj do të rishikohej. Kur shkoi në zyrat e migracionit në Detroit, Preçetaj mësoi edhe lajmin e mirë se mund të qëndronte edhe për një vit në SHBA.

Tashmë që ka një vit kohë, avokati i saj do të apelojë për vendimin në fuqi të autoriteteve të migracionit, i cili thotë se Preçetaj duhet të lërë SHBA-të pas 1 viti.

Preçetaj, e cila hyri në SHBA në mënyrë të jashtëligjshme 13 vjet më parë, ka 3 fëmijë të lindur atje me bashkëshortin e saj shqiptar.

Ajo nuk ka precedentë penalë, ka paguar taksat për aq kohë sa ka punuar dhe nuk ka patur asnjë problem me ligjin. “Jam shumë e lumtur, ky është një lajm i mirë”, tha Preçetaj pasi mësoi lajmin e qëndrimit edhe për një vit tjetër.

“Ajo që dua më shumë është të qëndroj këtu dhe të rrisë fëmijët e mi, duke patur një jetë normale”. I kënaqur me këtë vendim është edhe avokati i saj, Andrew Johnson. “Kjo ishte pikërisht ajo që po kërkonim.

Jam i lumtur që arritëm të fitonim në një farë mënyrë këtë çështje, tani na mbetet të luftojmë për qëndrimin permanent”, përfundoi ai.

/Shekulli Online/E.D./
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Sat 7 Dec 2013 - 18:16
Message reputation : 100% (1 vote)
Femrat e forta jane te rralla dhe ato Kokemushka qe kembengulin per ato qe duan .
Ndihem krenare  per kete nene , qe beri sakrifica per kulishat e vet , ti mbante prane !
Kur e do dicka, e gjene perhere menyren per ta arritur .
Kjo femer ja doli . :)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Sat 7 Dec 2013 - 18:19
Message reputation : 100% (1 vote)
Tironci shkruajti:
AnGeLiC shkruajti:
Tironci shkruajti:
AnGeLiC shkruajti:
Artikulli shkruajti:Preçetaj nuk e mori të drejtën e strehimit, për shkak se “femrat e reja dhe të pashme nuk bëjnë pjesë në grupin e azilkërkuesve”.
presidenti Barack Obama, ka thënë se nga SHBA-të duhet të largohen vetëm ata emigrantë, të cilët kanë histori kriminale dhe jo ata që kanë fëmijë me nënshtetësi amerikane, dhe për më tepër ata që janë të pastër dhe nuk kanë kryer asnjë vepër penale.
Cilat ligje Tironc?![/]Qe ka hyre ilegal ne u.s.a
Para ligjit ne  kete toke,jane te gjithe njesoj.....
E kupton presidenti ka thene?????jo ligji ka thene.
Po ligjin kush e ben? Presidenti Obama pikerisht sepse eshte president ka fjalen e pare dhe te fundit aty dhe si rezultat ai ka folur per ligjin aktual ne SH.B.A rreth emigranteve  mesa kuptoj une..!
Pastaj cfare ligji eshte ajo qe shkruhet ne shkrimin e pare? : Preçetaj nuk e mori të drejtën e strehimit, për shkak se “femrat e reja dhe të pashme nuk bëjnë pjesë në grupin e azilkërkuesve
Sikur kemi te bejme me vendet e Arabise Saudite dhe te tjera vende Islame ku bukuria natyrore e nje individi quhet mekat dhe keshtu ata duhen debuar ose duhen djegur per mos qene me te pashem dhe provokues!!!
O YLLO , muve me vjen keq per kete se qenka dhe SHqiptare
po cfare ben ajo 20 vjet pa letra
si e ka mendu ka  lind tre femije dhe akoma vazhdon te rrije ilegal ne kete vend , qe nuk i ka dhene ok per pune letrash
kjo ka vazhduar duke i kerkuar me insistim prandaj dhe ka marre ate pergjigje negative

Cfare duhet te bente sipas teje pervecse te insistonte per leje qendrimi kur rrugezgjedhje tjeter ska...Per me shume eshte e pakuptime te perjashtohet nga ai vend bashke me tre femijet te cilet jane shtetas Amerikane..Shteti duhet tju vinte ne ndihme per bashkimin e kesaj familje jo ti ndante vullnetarisht pa marr parasysh per pasojat qe do kishte kjo gje...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Tue 11 Feb 2014 - 14:35
"Historia e shqiptares, u largua nga "kthetrat" e të fejuarit

40-vjeçarja shqiptare, Çile Preçetaj, ka lindur në vitin 1972 në Shqipëri. Në vitin 2000 ajo udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që t’i shpëtonte kështu abuzimit të të fejuarit të saj, nga i cili kishte frikë se mos e rrëmbente dhe e shiste për prostitucion. Pas arratisjes nga Shqipëria, Preçetaj së bashku me disa shoqe të tjera, nëpërmjet Kanadasë, hyri ilegalisht në SHBA. Menjëherë pas arritjes në “tokën e premtuar”, ajo iu dorëzua autoriteteve amerikane dhe kërkoi strehim. Gjatë kohës që ajo jetonte në SHBA në mënyrë ilegale, Preçetaj u martua me një jugosllav, i cili ishte zhvendosur në SHBA 40 vjet më parë. Ajo ka tre fëmijë dhe që të tre kanë nënshtetësi amerikane. "

_____

Po mire mo, gjithe ajo Amerike dhe serb gjeti te martoje?!

Po a e kuptoni se martesat me te huaj funksionojne ne shfarrosje te kombit?!

Po ajo qe la pa denuar ate te fejuarin shqiptar qe donte ta shfrytezonte per prostitucion, a e di qe eshte mbeshtetese krimi?!
Domethene, ajo shpetoi koken e saje dhe s'i ndjen se ai i fejuari i cmendur mund te shfrytezoje nje tjeter vajze?!
Domethene sipas shembullit te saj duhet te gjitha femrat shqiptare t'i largohen Shqiperise, te martohen me serb dhe ne djall gjithcka?!

Ajo nuk eshte nene, ajo eshte kryeprostitute...
Se prostituta vertet shet trupin e saje per pak leke, por kjo kryeprostituta i shiti serbit tre femije per leje qendrimi ne Amerike...

Une bertas kaq kohe si do rregullohet Shqiperia, por me prostituta dhe kryeprostituta nuk rregullohet kurre...

Qesh Amerika me fatkeqesine shqiptare qesh...!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Wed 12 Feb 2014 - 10:53
Luan_Valikardi shkruajti:"Historia e shqiptares, u largua nga "kthetrat" e të fejuarit

40-vjeçarja shqiptare, Çile Preçetaj, ka lindur në vitin 1972 në Shqipëri. Në vitin 2000 ajo udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që t’i shpëtonte kështu abuzimit të të fejuarit të saj, nga i cili kishte frikë se mos e rrëmbente dhe e shiste për prostitucion. Pas arratisjes nga Shqipëria, Preçetaj së bashku me disa shoqe të tjera, nëpërmjet Kanadasë, hyri ilegalisht në SHBA. Menjëherë pas arritjes në “tokën e premtuar”, ajo iu dorëzua autoriteteve amerikane dhe kërkoi strehim. Gjatë kohës që ajo jetonte në SHBA në mënyrë ilegale, Preçetaj u martua me një jugosllav, i cili ishte zhvendosur në SHBA 40 vjet më parë. Ajo ka tre fëmijë dhe që të tre kanë nënshtetësi amerikane. "

_____

Po mire mo, gjithe ajo Amerike dhe serb gjeti te martoje?!

Po a e kuptoni se martesat me te huaj funksionojne ne shfarrosje te kombit?!

Po ajo qe la pa denuar ate te fejuarin shqiptar qe donte ta shfrytezonte per prostitucion, a e di qe eshte mbeshtetese krimi?!
Domethene, ajo shpetoi koken e saje dhe s'i ndjen se ai i fejuari i cmendur mund te shfrytezoje nje tjeter vajze?!
Domethene sipas shembullit te saj duhet te gjitha femrat shqiptare t'i largohen Shqiperise, te martohen me serb dhe ne djall gjithcka?!

Ajo nuk eshte nene, ajo eshte kryeprostitute...
Se prostituta vertet shet trupin e saje per pak leke, por kjo kryeprostituta i shiti serbit tre femije per leje qendrimi ne Amerike...

Une bertas kaq kohe si do rregullohet Shqiperia, por me prostituta dhe kryeprostituta nuk rregullohet kurre...

Qesh Amerika me fatkeqesine shqiptare qesh...!

Sa per ato ligjet e Amerikes, kur e zbuloi Kristofor Kolombi ai cfare ishte i ligjshem apo i pa ligjshem?!

Ndaj edhe po them se qesh Amerika me fatkeqesine shqiptare sepse kur e cmon nje vend me lindjen e tre femijeve (si ne rastin me siper) ai vend nuk ka te drejte te te perjashtoje, por po a e kuptoni perse Amerika e beri buje kete lajm, pikerishte per t'u thene shqiptareve "ku shkoni o te uruar, por ndreqni vendin tuaj"...

Por shqiptari aty qe luftonte per pavaresi te shtetit te tije deri me 1912, kur u copetua me 1913 e deri me sot nuk shikon pavaresine e shtetit te tije por skllaverimin e zhdukjen!!!

Keshtu do ja dalim mbane mo, flisni?!...

Po qe do rregullohemi do rregullohemi, por sikur po na pelqejne filmat horror me duket dhe ka per t'u vonuar ky rregullim!...
Sponsored content

Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja Empty Re: Shqiptarja refuzon dëbimin nga SHBA-ja

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi