Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Fakti/“Atë që Rama s’e bëri për 8 vjet, po e bën Basha për pak muaj” Empty Fakti/“Atë që Rama s’e bëri për 8 vjet, po e bën Basha për pak muaj”

Mon 12 Mar 2012 - 22:02
Berisha: Në 8 vite, Tirana s’njohu asnjë zhvillim

Kryeministri Sali Berisha e cilësoi drejtimin e bashkisë së Tiranës nga Edi Rama si kohë të humbur dhe asfiksim të qytetit. Sipas Berishës, kryeqyteti nuk njohu asnjë zhvillim gjatë këtyre viteve, Tirana u shndërrua në një qytet që po humbiste frymëmarrjen e saj, nga lejet e njëpasnjëshme të betonizimit. Kryeministri e cilësoi kohë të humbur drejtimin 8 vjeçar të Tiranës nga Edi Rama, pasi siç u shpreh shefi i ekzekutivit, atë që s’e bëri Rama për 3 mandate, e bëri ekipi i ri i bashkisë së Tiranës në pak muaj. “Nuk mund të mos theksoj se duke u ndalur tek këto projekte, të lindin edhe keqardhje, pasi edhe keqardhja është e natyrshme. Ky ekip i ri që qytetarët e Tiranës votuan pak muaj më parë, në një hark kohor të shkurtër, me dashuri e përkushtim për qytetarët e qytetin e tyre ia dolën të sjellin këtë zhvillim madhor dhe u deshën gjithsej disa muaj. Janë humbur së paku 8 vite, nuk po them 11 dhe kjo, jo se Tirana nuk kishte urbanistë, arkitektë e njerëz të mendimit. Aspak! Ka pasur, ka e do të ketë! Disa prej tyre janë këtu. Por sepse babëzia boshtëzoi gjithçka tek betoni e leja e ndërtimit. Kjo është e vërteta! Leje pas leje, beton pas betoni, Tirana, që kishte një nga treguesit e gjelbërimit ndër më të mirët, u shndërrua në një qytet që po humbiste frymëmarrjen e saj. Por rëndësi të madhe ka që ne të gjithë shohim sot, një dimension, cili i jep Tiranës pothuaj atë gjelbërim që ka tek kodrat e liqenit. Kompleksi nga kodrat e liqenit tek kodrat e Paskuqanit do të jetë ndër më të bukurit, më të gjelbëruarit dhe funksionalët. Nuk po ndalem në të gjitha projektimet e variantet e ndryshme për zhvillimin e zonave përreth, por dua të theksoj një gjë: Në të tre elementet më thelbësor të tij, bulevardin, lumin dhe parqet, ky është një projekt që mund e do të realizohet absolutisht, në një kohë shumë më të shkurtër, nga sa mendojmë ne që rrimë këtu. Natyrisht, edhe pjesë të tjera do të marrin zhvillimin e vet”, u shpreh kryeministri Berisha. Sipas kryeministrit, Tirana moderne u themelua si Tiranë evropiane, por që më pas iu nënshtrua shkatërrimit të vlerave arkitekturore dhe urbanistike, duke u vënë në shërbim të betonizimit. “Tirana moderne u themelua si Tiranë europiane, si një nga qytetet më europiane, në të cilën derdhën gjeninë e tyre krijuese arkitektë e urbanistë ndër më të mëdhenjtë e kohës. Në një kohë të shkurtër, ajo mori në qendër fizionominë e një qyteti bashkëkohor europian. Më pas, Tirana pësoi fatin e asaj doktrine, e cila e shpalli Shqipërinë: as lindje as perëndim. Në qytet u shkatërruan vlera të jashtëzakonshme arkitekturore, urbanistike. Nuk mund të injorohet se pazari i vjetër i Tiranës, edhe për mua, ishte më tërheqësi e më i bukuri se çdo lagje e vjetër që kam parë e vizituar në qytetet tjera perëndimore. Shërbimet e tij ishin arti më i arrirë i shërbimit. Në vend të tij u ndërtua një pallat që gjendet vetëm në Ulan Bator dhe ndërtesa të tjera. Por ajo që na jep shumë shpresë janë këto projekte, sepse tek to ne shohim tani, Tiranën e shekullit të 21-të. Çdo qytetar i Tiranës dhe çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të ëndërrojë e kërkojë të ketë në Shqipëri, një nga metropolet më të bukura e të zhvilluar të rajonit, të ketë një metropol simotër të metropoleve të mëdha europiane. Ndaj ky përbën një zhvillim historik”, tha ai. Ai shtoi gjithashtu se, sot kur Tirana është ndarë nga bllokimi dhe po i rikthehet hapësirat e gjelbra, për Edi Ramën s’mbetet gjë tjetër veçse të dalë dhe të bëjë gjithë ditën ‘ciu-ciu’ në parqe dhe lulishte. “Tani, ish kryetari do të ketë parqe të panumërta për të bërë ciu-ciu nga mëngjesi gjer në darkë. Edhe në moshën dixhitale e sollëm, kështu që të vazhdojë”, tha Berisha.
...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi