Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëri-Kosovë, Berisha: Bashkë në BE. Rama: Saliu bëri biznes me “Rrugën e Kombit” Empty Shqipëri-Kosovë, Berisha: Bashkë në BE. Rama: Saliu bëri biznes me “Rrugën e Kombit”

Sat 17 Dec 2011 - 23:50
Shqipëri-Kosovë, Berisha: Bashkë në BE. Rama: Saliu bëri biznes me “Rrugën e Kombit” Kosova-300x213(I përditësuar)- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar mbi deklaratën e bërë sot nga kryeministrit Berisha, i cili akuzoi se opozita bëri përpjekje për bllokimin e realizimit të “Rrugës së Kombit”. Rama në reagimin e tij theksoi se asnjë përfaqësues i PS-së nuk ka shprehur qëndrim kundër ndërtimit të rrugës por kanë denoncuar vjedhjen që ka bërë qeveria me taksat e qytetarëve.

“E kam sfiduar dhe e ri sfidoj të provojë me një dokument të vetëm që unë apo cilido nga përfaqësuesit e PS-së të jetë shprehur kundër Rrugës së Kombit si projekt. Ndërkohë, që i ri them turp, turp që me rrugën e kombit keni bërë një biznes fitimprurës duke grabitur fondet e taksapaguesve shqiptarë”, u shpreh kreu i PS-së.

PS ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kryesisë së re, e cila u zgjodh nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Kryetari socialist pas përfundimit të mbledhjes e konsideroi këtë forum të lartë vendimmarrës të PS.

“Zhvilluam një mbledhje konsultative të Kryesisë së re prej së cilës jam jashtëzakonisht i kënaqur. Ishte një mbledhje e cila më krijoi bindjen në zgjedhjen e bërë nga Asambleja Kombëtare dhe në disponimin e të gjithë anëtarëve dhe anëtareve të Kryesisë së re për t’u vënë në dispozicion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme”, tha Rama.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi