Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
tetovarja123
tetovarja123
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 41
<b>Postime</b> Postime : 16
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/07/2013

Karrika nga ku e nisi rrugën Sali Berisha Empty Karrika nga ku e nisi rrugën Sali Berisha

Mon 2 Sep 2013 - 18:47
Në një nga fshatrat e rrethit të Kavajës është në ruajtje një karrike e thjeshtë po me një histori mjaft interesante. Karrigia është pronë e fshatarit Fiqiri Cani në fshatin Germanj, që bën pjesë në komunën e Lekajt.
Karrigia, që ruhet në banesën e Fiqiriut, si pjesë e historisë së pluralizmit në këtë fshat, ka qenë prodhim i Kombinatit të Drurit “Misto Mame” në Tiranë, i përket asaj partie prodhimi, nga ato që shiteshin me çmime mjaft të lira, pasi ishin të konstruktuara me elemente druri te prera dhe që paloseshin, duke i kthyer në karrige portative që nuk zinin shume vend në dhomat modeste.
Ata kishin kryesisht ngjyrën e drurit dhe ishin te llakuara për ta ruajtur mobiljen nga dëmtimet atmosferike. Po karrigia që po paraqesim për lexuesin e “Shekullit” është lyer dy herë. Hera e parë nga prodhuesit dhe më pas, rreth një vit pas prodhimit, ajo është lyer nga Fiqiri Cani me ngjyrën blu, simbol të Partisë Demokratike.
Në pjesën mbështetëse të sajën ai ka shkruar me germa kapitale emrin e udhëheqësit të kësaj partie SALI BERISHA. Fiqiri Cani ka qenë i persekutuar dhe ithtar i këtij udhëheqësi, me të cilin i filloi miqësinë kur Berisha shkoi për herë të parë për të bërë miting në këtë fshat që ishte zonë bastion i të majtës, edhe për shkak të lidhjeve që në kohën e luftës me forcat partizane.
Si të tilla, lidhjet e majta duke qenë të fuqishme me banorët e këtij fshati, që kishin edhe lidhje miqësore me Myslym Pezën, ndikuan për t’i bërë një pritje të ftohtë Berishës në viziten e tij të parë në këtë fshat.
Cani kujton se atë ditë anëtarët e Partisë së Punës u treguan aq aktivë, saqë mbyllën të gjitha institucionet social-kulturore me qëllim që të mos kishte mundësi komode për tu ulur ndenjur dhe për të biseduar me fshatarët e Germenasit. Edhe lokali i vetëm i fshatit qe mbyllur. Mungonin tavolinat dhe karriget.
Fiqiriu shkon në shtëpi dhe pas pak kthehet me karrigen dhe tavolinën e shtëpisë së tij. Dhe takimi, thotë ai më pas, “u zhvillua normalisht”. Të nesërmen e lyen karrigen blu, me bojën simbol të Partisë Demokratike dhe shkruan emrin e liderit të kësaj partie mbi shpinoren e saj.
Fiqiri Cani tregon: “Atë ditë që erdhi Sala në fshatin tonë më vjen vëllai nga fshati fqinj Zenebishë dhe më njofton se do të vinte Sali Berisha për t’u takuar me banorët. Im vëlla ishte zgjedhur në mbledhjet paraprake si kryetar i PD-së për fshatin. Mirëpo gjithçka qe e vështirë pasi gjithçka qe e mbyllur. Atëherë shkova në shtëpi dhe mora tavolinën dhe karriget e shtëpisë sime për ta pritur siç duhet. Në këtë karrigen e veçantë ka qëndruar Sali Brisha. U mblodhëm në qendër dhe biseda me Berishën shkoi shumë mirë atëherë. Dhe që nga ajo ditë këtë karrige e kam ruajtur në shtëpi të papërdorur nga askush më”, tregon Cani, duke e ruajtur atë si gjë të çmuar – si një pikete të thjeshtë që tregon se nga ku e nisi karrierën Berisha… /shekulli/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Karrika nga ku e nisi rrugën Sali Berisha Empty Re: Karrika nga ku e nisi rrugën Sali Berisha

Mon 2 Sep 2013 - 19:26
paska qene karrige e mallukuar ajo qe qenke ulur bastardi berishe
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Karrika nga ku e nisi rrugën Sali Berisha Empty Re: Karrika nga ku e nisi rrugën Sali Berisha

Sat 14 Sep 2013 - 16:42
Ndaj udhehoqi si i lojtur nga fiqiri Sali Berisha, se i'u ul karrikes se Fiqirit!!!
Sponsored content

Karrika nga ku e nisi rrugën Sali Berisha Empty Re: Karrika nga ku e nisi rrugën Sali Berisha

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi