Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SHBA: Falënderojmë kryeministrin në largim, Sali Berisha Empty SHBA: Falënderojmë kryeministrin në largim, Sali Berisha

Wed 26 Jun 2013 - 23:20
SHBA: Falënderojmë kryeministrin në largim, Sali Berisha Thumb_250x150
Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet një njoftimi të saj, ka falënderuar kryeministrin në largim, Sali Berisha, si dhe ka shtuar se vlerëson mbështetjen e tij të vazhdueshme për marrëdhënie të forta midis SHBA-së dhe Shqipërisë.

“Falënderojmë Kryeministrin në largim Sali Berisha dhe vlerësojmë mbështetjen e tij konseguente për marrëdhënie të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se institucionet zgjedhore duhet të certifikojnë me shpejtësi zgjedhjet si dhe të konfirmojnë vullnetin e popullit shqiptar.

Gjithashtu, Ambasada përgëzon qytetarët e Shqipërisë, të cilët morën pjesë masivisht në zgjedhjet kombëtare të 23 qershorit 2013. “Ndonëse pjesa më e madhe e votimit në ditën e zgjedhjeve dhe numërimi që pasoi u zhvilluan në mënyrë të rregullt, pati disa akte të pafalshme dhune që njollosën frymën e zgjedhjeve. Qytetarët shqiptarë nuk kanë pse ta përjetojnë diçka të tillë; ata meritojnë të hedhin votën e tyre dhe që ajo të numërohet në një mjedis të sigurt, të lirë nga kërcënimet dhe shtrëngimet”.

Sipas ambasadës, qeveria e re duhet të riangazhohet ndaj procesit të integrimit evropian dhe reformave të tjera për vendin. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi