Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ahmeti komenton Hashim Thaçin: ' Deklarata është nxjerrë nga konteksti' Empty Ahmeti komenton Hashim Thaçin: ' Deklarata është nxjerrë nga konteksti'

Fri 16 Mar 2012 - 21:40
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me shefin e diplomasisë shqiptare, Haxhinasto tha se ka kërkuar ndihmë nga Shqipëria, të lobojë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, pasi sipas tij ky anëtarësim paraqet interes strategjik dhe kontribuon për paqen në rajon. Ahmeti foli edhe për qëndrimet e kryeministrit kosovar Hashim Thaçi i cili dje tha se nëse ndryshojnë kufijtë, shqiptarët do të jetojnë në një shtet. Ahmeti tha se deklarata e Thaçit është nxjerrë nga konteksti. “Unë nuk e di ndoshta edhe nga kontesti mund të shkëputen gjëra. Unë jam takuar hiç më shumë se para dy-tre ditësh me z.Thaçi, as Kosova as shqiptarët në Maqedoni dhe në rajon nuk mendojnë për ndryshim të kufijve sepse Kosova ka një agjendë tani pranimin si shtet nga shtetet tjera që të bëhet anëtare e plotfuqishme në OKB dhe ka agjendën e Ahtisarit për të ushtruar integritet dhe sovranitet të plotë si shtet dhe si mekanizma shtetërore. Në Maqedoni është MO-ja, shqiptarët njihen në agjendën ndërkombëtare për dy çështje, Kosova për rrumbullakimin e plotë të dokumentit të Ahtisarit dhe shqiptarët e Maqedonisë të rrumbullakimit, jetësimit dhe frymës së MO-së, dalja nga kjo agjendë unë mendoj se është me kosto të lartë për shqiptarët brenda rajonit” , tha Ali Ahmeti , kryetar i BDI-së. Në takimin me Haxhinaston PDSH-ja nuk u përfaqësua nga Thaçi por nga nënkryetar i i partisë, Imer Aliu. Ai tha se shefit të diplomacisë shqiptare i ka përcjellur shqetësimet e PDSH-së për incidentet e fundit në vend.“Dhamë qëndrimin se kjo situatë e krijuar, këto incidente, kanë një fajtor, kanë një aktor, ajo është Qeveria dhe institucionet. Krejt këto vijnë si pasojë e përuljes totale të BDI-së në këtë Qeveri, ku ata kanë vërtetuar se nuk kanë dije, nuk munden që ti mbrojnë shqiptarët në dhjetëra raste deri tani, si pasojë është krijuar një situatë ku çdo kush mund të rreh dhe vret shqiptar dhe të jetë i sigurt se alibinë do tja krijojë ministri apo kryeministri”, tha Imer Aliu, nënkryetar i PDSH-së. Ministri i jashtëm shqiptar, Haxhinasto nuk takoi kryetarin e RDK-së Rufi Osmanin Gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni ai është pritur edhe nga kryeministri Nikolla Gruevski, kryeparlamentari Trajko Veljanovski dhe presidenti Gjorge Ivanov. Shkëlzen Aqifi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi