Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Musa Xhaferri: 'Jam nxjerrë nga konteksti' Empty Musa Xhaferri: 'Jam nxjerrë nga konteksti'

Mon 26 Mar 2012 - 18:26
Në një prononcim për Alsat M në Bruksel zv.kryeministri Musa Xhaferi ka thënë se është nxjerrë nga konteksti sa i përket deklaratës së dhënë në KTV e në të cilën pretendohet të ketë thënë se politika kosovare më deklaratat e saj ka nxitë shqiptarët e Maqedonisë . “Më vjen keq, është një keqinterpretim dhe keqpërdorim i lajmit burimor që është në Kohavision, që sa kuptova unë e ka bërë interpretimin ‘Koha Ditore’, që është në kundërshtim me burimin për arsye se duke iu referuar edhe citatit origjinal unë kam thënë se pas integrimit të Veriut, stabilizimit të veriut, Prishtina gjegjësisht klasa politike në Kosovë do të kishte më shumë mundësi të merret në mënyrë që është shumë legjitime, me situatën në Maqedoni, dhe kjo është e gjithë esenca. Mua më vjen keq që ata bëjnë një keqinterpretim të lajmit burimor që në Kohavision deri tek gazeta ‘Koha Ditore’ dhe kisha lut që ata ta bëjnë interpretimin origjinal, përndryshe është keqpërdorim edhe i lajmit, i informimit” , tha Musa Xhaferri, zv.kryeministër i Maqedonisë. Edhe në reagimin e kabinetit të tij të lëshuar sot, pas jehonës së madhe që bëri transmetimi i lajmit të KTV-së thuhet se i njëjti është nxjerrë absolutisht nga konteksti: “Qëndrimet e nxjerra nga konteksti në raportin e televizionit KTV, nga deklarata e z. Xhaferri, janë absurde duke marrë parasysh se janë në kundërshtim edhe me marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore dhe ndërqeveritare të Republikës së Kosovës dhe të Maqedonisë, e sidomos me angazhimin permanent të subjektit politik të cilin z. Xhaferri përfaqëson në Qeverinë e RM-së – BDI, subjekt i cili gjithmonë është angazhuar jo vetëm për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve por edhe për njohjen dhe zhvillimin sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës”, thuhet në qëndrimin e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ju sjellim në vazhdim pjesët e deklaratës së transmetuar në kronikën e KTV-së .“Faktikisht nëse ndonjë deklaratë do të ishte pak më radikale rreth ngjarjeve këtu, mund të vijë si pasojë edhe e frustrimeve të brendshme atje. Për arsye se do të ishte fatmirësi po që se Kosova do të stabilizonte Veriun, do të integronte dhe pastaj do të kishte mundësi me të drejtë të interesohet për situatën këtu, që është shumë legjitime” , tha Musa Xhaferri, zv.kryeministër i Maqedonisë. Në mediat kosovare por sot edhe të vendit deklarata e zv kryeministrit Xhaferi u interpretua si deklaratë me të cilën Xhaferri kërkon që autoritetet kosovare një herë të merren me Veriun e Kosovës e më pas edhe me Maqedoninë dhe se deklaratat e politikanëve kosovarë kanë nxitur shqiptarët në Maqedoni. Shkëlzen Aqifi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi