Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bumçi mbledh Komisionin Shtetëror: Ndryshim në Ligjin për Muzetë Empty Bumçi mbledh Komisionin Shtetëror: Ndryshim në Ligjin për Muzetë

Sat 17 Mar 2012 - 3:56
Bumçi mbledh Komisionin Shtetëror: Ndryshim në Ligjin për Muzetë Komiteti-shteteror-i-muzeve-noa.al_Tiranë, 12 mars 2012, NOA- Ditën e sotme u mblodh Komisioni Shtetëror i Muzeve i cili do të hartojë Strategjisë Kombëtare në fushën e muzeologjisë.

Siç raporton noa.al, më qendër të kësaj mbledhje ka qenë iniciativa që ka ndërmarrë Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve për hartimin e Strategjisë Kombëtare në fushën e muzeologjisë në kuadër të riorganizimit të sistemit të muzeve në vendin tonë.

Mësohet se të pranishëm në këtë takim përveç ministrit të TKRS-së, Aldo Bumçi ishin të pranishëm edhe eksperte të fushës se trashëgimisë kulturore, të të përndjekurve politikë si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Bumçi kërkoi nga ekspertët propozimet e tyre për 3 nga fushat specifike të muzeologjisë,

- Për krijimin, rikonceptimin dhe përshtatjen e muzeve që lidhen direkt me periudhën e komunizmit.

- Rikonceptimin dhe përshtatjen e muzeve arkeologjikë, atje ku ata ekzistojnë tërësisht si arkeologjikë por edhe krijimin e tyre në zona me potencial të lartë arkeologjik.

- Për krijimin, rikonceptimin dhe përshtatjen e muzeve etnografikë, atje ku ekzistojnë si tipologji e tillë, si pavijone brenda muzeve historikë por edhe mundësinë e krijimit të tyre në zona me potencial të lartë etno-kulturor, përfshi këtu edhe Tiranën.

Në vijim ekspertët e pranishëm ranë dakord në parim edhe për disa ndryshime në Ligjin për Muzetë në shërbim të kësaj Strategjie si dhe hapjen e shkollës në nivel masteri apo doktorature pranë Institutit të Studimeve Albanologjike për përgatitjen e specialistëve të Muzeologjisë.

Nga ana e MTKRS thuhet se qëllimi i kësaj nisme është mbledhja e të gjithë specialistëve sipas fushave përkatëse në tryeza pune të cilët do të hedhin piketat dhe më pas do të hartojnë këtë strategji e cila do të qartësojë edhe kostot përkatëse për secilën platformë.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi