Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Muzetë e Vlorës kanë 200 objekte arkeologjie, por ku gjendet nishan i pjesës tjetër? Empty Muzetë e Vlorës kanë 200 objekte arkeologjie, por ku gjendet nishan i pjesës tjetër?

Sun 1 Apr 2012 - 3:59
Muzetë e Vlorës kanë 200 objekte arkeologjie, por ku gjendet nishan i pjesës tjetër? Muzeut-historik-Vlor%C3%AB-noaInventari i disponuar aktualisht në QIIPK në Tiranë rezulton një pakicë duke i shtuar kësaj edhe ata që kanë sitet apo muzeumet e Vlorës. Si do ta gjejmë këtë pjesë që ka ikur pa nishan. A mos duhet ta shpallim në kërkim ashtu si thuhet edhe ne bazë të ligjit të trashëgimisë kulturore?

Gëzim Llojdia

1.

Pasuria arkeologjike e Vlorës dhe rrethit të saj aktualisht përbehet nga ajo pjesë e cila është e konservuar nëpër site arkeologjike, ndërkohë që pjesa tjetër gjendet në muzetë qytetit të flamurit në Tiranë dhe Apoloni. Kjo e parë në një rrafsh tjetër mund të përbëjë vetëm 3% të pasurisë arkeologjike, pjesa kryesore gjendet nën tokë prej qindra vitesh është e panjohur në sasi si dhe nuk dihet saktësisht se çfarë përmbajtje ka.

Vetëm në qytetin antik Amantia janë të kartelizuara në këtë sit arkeologjik shumë objekte ku mund të përmenden:harku dhe porta e hyrjes juglindore, stadium, tempull Afrodites, murri i akropolit, kolone, murret e mbështetëse, Monedhe e Amantia, Pllake me mbishkrim, Godine ne qafe te Pazarit, bust mermeri, shkëmb te gdhendur, pus ne shkëmb, pus uji, ndërtesa, nekropol, bazilika. Siti i Orikumit rreth 20 nga të cilat përmenden Murri rrethues, teatër, shkalla qendrore, Rruga ne ujerat e lagunës, kompleksi i godinave, Pusi Nr 1, Pusi Nr 2, Pusi Nr3, altari, antablent kolone, nekropol, monedhë, bazament me mbishkrim, vazo me kanylyra, gjysmë kolone, kolonë, varre në lagunë. Një listë me inventarin e pasurisë tjetër arkeologjike të shpërndarë nëpër objektet në rrethin e Vlorës gjendet në DRMK Vlorë. Një pjesë e pasurisë arkeologjike të Vlorës është dërguar në muzetë arkeologjik në Tiranë dhe Apoloni gjatë viteve, kur ushtronin veprimtarin e tyre kërkimore ekspeditat arkeologjike në rrethin e Vlorës. E gjithë kjo pjesë është identifikuar. Tehu që cek thelbin. Pjesa e paidentifikuar sa mund të jetë?

Sa objekte arkeologjike janë të këtij rrethi në Muzeun Historik kombëtar, në Muzeun arkeologjik Apoloni dhe Tiranë ? E copëzuar është më lehtë të shkatërrohet. Në njëqind vende dhe shumë duar vendosen përmbi të.

2.

Skënder Spahiu Drejtor i Muzeut historik Vlorë.

Muzetë e Vlorës kane ne fondin e tyre rreth 200 objekte arkeologjie si thika stralli, cekane gunë, stela, etj, qe fillojnë ne periudhën e objekte me vlera te qytetërimeve të krahinës, si Amantias, Orikut, Olimpias etj. , objekte me vlera historike si veshje prej metali te periudhës (lire, arme dhe vegla pune, eneqeramike por dhe veshje karakteristike to krahinave te ndryshme, qe bëjnë pjese ne Vlore, të prodhuara ne mënyra to ndryshme artizanale etj. , por dhe vete godinat karakteristike me vlera arkitekturore dhe historike, ne te cilat janë ekspozuar objektet.

Kemi identifikuar dhe kemi kartelizuar një koleksion privat me objekte kryesisht te Etnografisë, te cilat specialistet e muzeut i dokumentuan dheregjistruan ne Qendrën Kombëtare te Regjistrimit dhe Inventarizimit. Janë 48 objekte te ekspozuara ne ambiente private. Objektet e fundit janë disa gjetje nënujore kryesisht qeramike dhe bronz të ekspeditës Italo-Shqiptare qeeksploroi ne gjirin e Vlorës pare disa muajve.

3.

Para viteve ’90 ekspedita arkeologjike kanë gërmuar në sitet të Vlorës. Gërmimet e para realizuan në Amantia, Orikum, Olympie, Cerje etj. Materiali arkeologjik i tyre u sistemua në Tiranë dhe më vonë në muzeumet e rrethit apo edhe në ato të fshatrave. Koleksioni i muzeve arkeologjik historik të fshatrave nuk u dorëzua kurrë pasi sistemi ndërroi në muzeumet kombëtare apo ato rajonale. Muzeu i Plocës u dogj dhe u vodh. Muzuemet e tjerë që disponon objekte materiale deri edhe monedha përfunduan si pronë e tjetërsuar apo pasuri e fituar nga vendi i punës i atyre personave, që ishin ngarkuar të bënin ciceronin, rojën e tij ose mbanin çelësat. Fshatra të njohur nga historia të rrethit të Vlorës kanë pasur muzueme historike brenda të cilët ishin sistemuar edhe materiali arkeologjik që dëshmonte periudhën ilire. Për këtë pasuri bie kambana, pra kjo pjesë ku shkoi pasi sistemi u rrëzua në vitet ’90?

Inventari i disponuar aktualisht në QIIPK në Tiranë rezulton një pakicë duke i shtuar kësaj edhe ata që kanë sitet apo muzuet e Vlorës. Si do ta gjejmë këtë pjesë që ka ikur pa nishan. A mos duhet ta shpallim në kërkim ashtu si thuhet edhe ne bazë të ligjit të trashëgimisë kulturore? Mirëpo befasisht ngrihet pyetja që të vë në mendim të thellë:Kë të shpallin në kërkim?Ajo pjesë nuk u identifikua kurrë. Nishani i saj nuk gjendet as në kartela, mungojnë fotografit, nuk është në regjistrat e QIIPK. Ajo mundet të ruhet vetëm në memorien e atyre personave, që rastësisht e ka parë në muzeun e fshatit të tij shumë vite më parë. Pra, duhet ta shpallim këtë pasuri të trashëgimisë tonë të humbur sepse shteti këtu ka funksionuar dhe funksionon vetëm me rrogëtarë, përgjegjësia e të cilëve përfundon kur u ndërpritet rroga.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi