Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kosova e sheh pavarësinë projekt kompromisi Empty Kosova e sheh pavarësinë projekt kompromisi

Sat 17 Mar 2012 - 18:59
Pikëpamja e kryeministrit Hashim Thaçi që zgjidhja më e mirë për shqiptarët është të jetonin në një shtet të vetëm, është pasuar me sqarime shtesë të Qeverisë së Kosovës – kryeministri nuk ka pasur qëllim të kërcënojë Maqedoninë apo Malin e Zi, shtete fqinje që banohen edhe nga shqiptarë. Kërcënimi ka qenë për qendrat e vendosjes.

Hajredin Kuçi, zëvendës i Thaçit në Qeveri e në parti, nuk ka fshehur faktin se projekti i pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë më i dëshirueshmi nga shqiptarët. Ai e ka arsyetuar shefin e tij në qëndrim. Po kështu ka treguar edhe për kontekstin në të cilin është deklaruar kryeministri, duke mohuar që me të janë kërcënuar edhe dy shtetet fqinje që kanë njohur pavarësinë.

“Kjo është qasje ndaj presioneve të Serbisë dhe sinjal për akterët vendimmarrës si dhe përcaktim i shkallës së tolerancës sonë”, i ka thënë gazetës zëvendëskryeministri Kuçi. “Pavarësia është vullnet yni dhe ne kemi punuar në ndërtim të saj dhe kemi dhënë garanci ndërkombëtare për këtë. Po ashtu, të gjithë e dimë se është projekt i kompromisit për shqiptarët në tërësi dhe në veçanti për ata që kanë jetuar në ish-Jugosllavi”.

Për herë të parë prejse është në krye të Qeverisë, kryeministri Thaçi ka dhënë një deklaratë “të nxehtë” edhe për çështjen e kufijve shtetërorë. Ka thënë se lëvizja e kufijve askujt nuk i konvenon më shumë se shqiptarëve. Këtë bindje ka thënë ta ketë shfaqur edhe para miqve ndërkombëtarë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi