Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës  Empty Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës

Mon 19 Dec 2011 - 1:32
"Kjo larushi e ngjarjeve që merren për ditë kombëtare në vende të ndryshme na jep të kuptojmë se kanë qenë vendime politike dhe jo ndonjë parim i caktuar se çfarë do të jetë dita kombëtare për secilin komb. Si u vendos që 17 shkurti të jetë dita kombëtare e Kosovës?"
Nga Nexhmedin Spahiu
Dita e Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntori është festa kryesore kombëtare në Shqipëri e po ashtu edhe dita e Pavarësisë së Kosovës 17 Shkurti është festa kryesore kombëtare në Kosovë. Ndryshe, festa kombëtare kryesore quhet dita kombëtare.
A është thënë që dita kombëtare të jetë data e pavarësisë së një vendi?

Ditë kombëtare caktohet data që është më e rëndësishmja në kujtesën e kombit. Ndonjëherë ajo është dita e kryengritjes, ndonjëherë dita e çlirimit, ndonjëherë dita shpalljes së pavarësisë, ndonjëherë dita e njohjes së pavarësisë, e ndonjëherë dita bashkimit me një territor të madh.

13 Korriku i vitit 1878 është data kur Kongresi i Berlinit njohu pavarësinë e Serbisë, pavarësinë e Rumanisë, dhe pavarësinë e Malit të Zi. Nga këto tri kombe vetëm malazezët e festojnë si ditë kombëtare 13 Korrikun. Rumunia e feston për ditë kombëtare 1 Dhjetorin e vitit 1918, ditën kur territori rumun u dy-trefishua me bashkëngjitjen e Transilvanisë.

Serbia në historinë e vet moderne dy-trefishoi territorin e vet në 2 raste. Pas Luftës së Parë Ballkanike kur zaptoi Sanxhakun e Novi Pazarit, Kosovën dhe Maqedoninë, dhe herën e dytë, pas Luftës së Parë Botërore, me 1 Dhjetor 1918 kur territoret e saj i zgjeroi trefish me marrjen e Vojvodinës, Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë e Sllovenisë.

Serbia nuk konsideron ditë kombëtare as 13 Korrikun e as 1 Dhjetorin po 15 Shkurtin, ditën kur Karagjorgjje Gjorgje Petroviq nisi kryengritjen kundër osmanëve më 1804. Kjo ditë përputhet edhe me një ngjarje tjetër të rëndësishme në historinë e Serbisë moderne: 15 shkurtin e vitit 1835 datë kjo kur Serbia autonome nën Perandorinë Osmane u bë me kushtetutën e saj të parë.

Kombi më i hershëm modern i botës, suedezët, për ditë kombëtare festojnë 6 Qershorin, datën kur më 1523 Gustav Vasa Erickson u bë mbret i cili, për rrolin e tij, njihet si baba i kombit suedez.

Amerikanët kanë për ditë kombëtare datën e shpalljes së pavarësisë 04.07.1776 ndërsa Francezët për ditë kombëtare festojnë 14 Korrikun datën e pushtimit të Bastilës.

Spanjollët ditë kombëtare kanë një datë që nuk ka të bëjë fare me historinë e tyre moderne. Ata festojnë 12 Tetorin, ditën kur më 1492 Kristofor Kolumbi zbuloi Amerikën.

Edhe zvicranët ditë kombëtare kanë një datë para se të bëheshin komb, datën e një fitoreje lufte nga mesjeta: 1 gushtin e vitit 1291.

Rast i kundërt me spanjollët dhe zvicranët që festojnë data para se të bëheshin kombe, gjermanët e festojnë një datë shumë të vonshme: bashkimin e Gjermanisë Perëndimore me atë Lindore më 3 Tetor 1990.

Grekët njësoj si serbet, për ditë kombëtare festojnë ditën e kryengritjes së tyre kundër osmanëve: 25 Marsin e vitit 1821.

Interesante është se bullgarët nuk e festojnë as ditën e kryengritjes e as të pavarësisë së tyre por 3 Marsin e vitit 1878, ditën kur Bullgaria fitoi autonominë në kuadër të Perandorisë Osmane.

Kjo larushi e ngjarjeve që merren për ditë kombëtare në vende të ndryshme na jep të kuptojmë se kanë qenë vendime politike dhe jo ndonjë parim i caktuar se çfarë do të jetë dita kombëtare për secilin komb. Si u vendos që 17 shkurti të jetë dita kombëtare e Kosovës?

Kosovarët duke bërë jetën e një minoriteti etnik në Serbi (Jugosllavi) tradicionalisht kanë festuar 28 Nëntorin, ditën kombëtare të shtetit amë, Shqipërisë. Kjo datë u përforcua si festë me dy ngjarje tjera: dalja publike e UÇK-së (1997) që mund të merret si datë e kryengritjes dhe ditëlindja e Adem Jasharit (1955).

Opinioni publik në Kosovë ishte më së i gatshëm ta pranonte 28 Nëntorin për ditë kombëtare të Kosovës, por aktori kryesor i politikës kosovare, në kohën kur vendosej për këtë çështje, ishte kryeministri Thaçi, i cili preferoi që kjo datë të jetë 17 Shkurti, datë në të cilën pretendon se ai personalisht ka pasur rrol historik.

Si edhe në raste tjera Thaçi përdori blofin: “28 Nëntorin s’po e lejojnë ndërkombëtarët” dhe publiku e hëngri karremin. Thaçi blofoi me sukses edhe për punën e flamurit kombëtar të Kosovës duke përhapur opinion se flamurin e promovuar nga Presidenti Rugova “nuk po e lejon Ahtisaari” e po ashtu edhe për himnin kombëtar kosovar “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” të propozuar nga autori i këtyre rreshtave më 26.09.1999 dhe përkrahur e intonuar publikisht nga Presidenti Rugova më 28.11.2002. Kështu, Thaçi me perfiditet vuri 17 Shkurtin për ditë kombëtare të Kosovës.

Si u vendos që 28 Nëntori të jetë dita kombëtare në Shqipëri?

Pse 28 Nëntori dominoi si ditë kombëtare në Shqipëri mbi datat tjera historike ka më pak të dhëna historike (do t’ishte mirë që ndokush të doktoronte mbi këtë temë). Në kohën e Mbretit Zog krahas kësaj date kremtohej edhe dita e Kongresit të Lushnjës (16-20.01.1920), i cili realisht themeloi Shqipërinë si shtet.

Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, 28 Nëntori veç ishte stabilizuar si ditë kombëtare sa që me përfundimin e saj dhe me fitoren e komunistëve, Enver Hoxha nuk pati guxim që ta hiqte nga kalendari zyrtar, por i shtoi kësaj date 29 Nëntorin ditën kur komunistët ngadhënjyen në luftën civile në Shqipëri.

Duke qenë se 29 vinte pas 28 dhe paradat ushtarake e ceremonitë në varrezat e dëshmorëve bëheshin me 29, Enveri u përpoq që ta linte 28-shin në hije të 29 Nëntorit.

Sali Berisha dhe 29 Nëntori

Ardhja e demokracisë dhe Sali Berishës në pushtet më 1992, nuk e shkundi Shqipërinë nga komunizmi. Berisha nuk kishte guximin që të dilte hapur dhe të thoshte se nuk do ta festojmë fare tani e tutje fitoren e komunistëve më 29 Nëntor, por ai bëri një përpjekje perfide për ta shmangur këtë datë. Tha se Shqipëria nuk qenkësh “çliruar” me 29 po me 28 Nëntor. Debati u fut në një rrugë qorre dhe sot e kësaj dite është objekt diskutimi.

10 Qershori -Ditë kombëtare e Kosovës dhe Shqipërisë

Festimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë është një rast i mirë që prej vitit 2013 e tutje të festohet një ditë tjetër për ditë kombëtare në Shqipëri e në Kosovë. Sidomos për Kosovën, 10 Qershori është datë që lidhet shumëfish si ditë kombëtare, përveç si datë e Lidhjes së Prizrenit është dita e Rezolutës 1244 të KS të OKB kur forcat serbe kapitulluan në Kosovë dhe është dita kur Presidenti Bush shpalli në Tiranë se Kosova do të jetë e pavarur (2007). Lidhja e Prizrenit është ngjarja vendimtare që ngjizi idenë kombëtare rezultat i së cilës sot ka dy kombe shqiptare në Ballkan. Pra, lidhet edhe me historinë e Kosovës edhe me historinë e Shqipërisë.

Nëse parlamentet e Kosovës dhe Shqipërisë do të miratonin një propozim të tillë, jo vetëm që Kosova e Shqipëria do të mund të festonin në një ditë dhe atë në një ditë (pran)vere, por edhe liderët botërorë do t’ua uronin në të njëjtën ditë festën liderëve politikë në Kosovë e Shqipëri, dhe këta njëri tjetrit. Edhe shqiptarët në botë do të kishin një ditë ku s’do të shtrohej pyetja përse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës.
noa-16/12/2011

pexha
pexha
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1673
<b>Hobi</b> Hobi : forumet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kamenic
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 16/01/2011

Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës  Empty Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës

Mon 19 Dec 2011 - 15:49
ne kemi vujet shume per shqiprin dhe tani jemi ne liri dhe do ta festojme se bashku edhe 100v e pavarsis jemi nje kombe dhe e duam njeritjetrin
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës  Empty Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës

Mon 19 Dec 2011 - 16:42
Te shohesh temen ne shikim te pare te nxit inat ne vete a thua PSE ndodh kjo.
Mirepo te mendosh me nje mendje me te fresket eshte ajo se pse nuk e feston Shqiperia une keshtu mendoj: Shqiperia eshte forumuar shtet me here kur Kosova ishte nen Serbin,dhe ne gjithnje e kemi festuar kete feste se bashku me Shqiperine,mirepo tani Kosova eshte shtet me vete dhe ne ligjin juridik(te drejtesise) nuk ka te drejte nje shtet tjeter te festoj pavaresine e shtetit tjeter( jo ne ate kuptimin te festoj por ne ate te mbaj kete jo dite pune) per ate edhe ndodhe.Ne Kushtetuten e Kosoves nuk eshte kjo qe te mbahet dite pushimi me rastin e pavaresise se Shqiperise mirepo kjo ka mbet tek ne qysh me shaplljen e pavaresise se Shqiperise.Jo qe nuk e feston Shqiperia por nuk lejohet qe te mbahet dite pushimi,edhe shqiptaret e Maqedonise e festojne pavaresin e Shqiperise por nuk kan dite pushimi.
Une keshtu mendoj nuk dmth qe kjo eshte ajo se PSE?
Istogali
Istogali
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1173
<b>Hobi</b> Hobi : Futbollii
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Istog
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/11/2011

Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës  Empty Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës

Mon 19 Dec 2011 - 18:18
Sepse 17 shkurti 2008 ska vlere eshte feste shum e pavler kurse 28 Nentori eshte sinonim i shqiptareve qysh ne Klaset e para femijet tane mesojn se shteti Shqipatre zuri fillin e formimit me 28 Nentor ne Kruje dhe Vlore
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës  Empty Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës

Mon 19 Dec 2011 - 20:25
un i festoj te dyja
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës  Empty Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës

Mon 19 Dec 2011 - 20:51
Istogali shkruajti:Sepse 17 shkurti 2008 ska vlere eshte feste shum e pavler kurse 28 Nentori eshte sinonim i shqiptareve qysh ne Klaset e para femijet tane mesojn se shteti Shqipatre zuri fillin e formimit me 28 Nentor ne Kruje dhe Vlore
Je shume gabim me kete,Kosova me shekuj e ka prit kete dite ka vlere shume te madhe per ata qe e kane perjetaur luften me vjen keq qe ke kete mendim por per dike ka vlere shume te madhe se neve jemi te rrinje e nuk i kemi kaluar ato qe te tjeret i kane perjetuar.Fakti qe ne kemi deshire per bashkim kombeter nuk bene qe te mohojm ate qe ka vlere te madhe.
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës  Empty Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës

Mon 19 Dec 2011 - 21:29
...Koj teme do i pak me shum logjike ne te menduar jo gjeja pare qe na vjen ne mendje te shkruajm ktu.

Kosovart e festoj Pavarsin e Shqipersi ka qen festa me madhe qe kemi pase ndonjehere sepse kur eshte festu 28 Nentori neve kem ndje se jem pjes e asja Lirie ,edhe pse kemi qen Nen sundimit te Serrbve,25 Nentori eshte nga Festu gjyshrit dhe Baballaret tane edhe do e festojn edhe sternipat tane ...Eshte Feste KOMBETARE Per ne Kosovaret ,Pavarsia e Kosoves Mund te jete qe ska ndonje rendesi te madhe per nuk ju shfaqe vemendje (ndjenje ) qe te festojn Shqiptaret e Shqiperise.
Sponsored content

Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës  Empty Re: Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi