Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Bajrami, Kosova feston të premten Empty Bajrami, Kosova feston të premten

Fri 26 Oct 2012 - 12:14
Qytetarët e Kosovës shprehen kundër vendimit të bashkësisë Islame të Kosovës e cila ka vendosur që Kurban Bajrami të festohet të premten dhe jo të enjten sic festuan gjithë shqiptarët në Ballkan.

Kundër vendimit të bashkësisë islame të Kosovës për caktimin e Bajramit një ditë më vonë janë edhe vetë zyrtarët e bashkësisë Islame të Kosovës. Duke folur në kushte anonimiteti një zyrtar i BIK-ut mendon se Kurban Bajrami do të duhej të festohej të enjten edhe në Kosovë.

Sipas tij Bashkësia Islame e Kosovës do të duhej të mbështëste vendimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Përgjegjësia para zotit sipas zyrtarit të BIK-ut do t’i mbetej pastaj bashkësisë Islame të Turqisë.

Zyrtarët e BIK-ut të cilët për arsye se detyrohen të respektojnë vendimin e kryesisë flasin në kushte anonimteti kujtojnë se edhe në vitin 2007 ka qenë e njëjta situatë kur haxhilerët janë ndodhur në rrafshnaltën e Arafatit por shqiptarët e kanë festuar Kurban Bajramin një ditë para Arabisë Saudite.

Në njoftimin e Bashkësisë islame për ndërrimin e ditës së Kurban Bajramit thuhet se në takimin e këtij viti ka qenë e paraparë që dita e Kurban Bajramit të jetë më 25 tetor, caktimi i ditës së Arafatit nga autoritet e Arabisë Suadite, ka bërë që Kryesia e BIK të marrë vendim që dita e parë e Bajramit të jetë më 26 tetor, kjo edhe për faktin se therrja e kurbanit nuk mund të bëhet derisa haxhilerët janë në Arafat.

Ndërsa ritet fetare të festës së Kurban Bajramit besimtarët myslimanë do t’i kryejnë të premten, myftiu Naim Tërnava si zakonisht përcoi urimin e tij një ditë përpara.

Përgëzime dhe urime për festën e Kurban Bajramit erdhën të enjtjen nga liderët shtetërorë dhe nga kryetarët e partive politike. Në urimin e kryeministrit Hashim Thaci thuhet se Festa e Kurban Bajramit e gjen Kosovën në rrugën e sigurt drejt implementimit të axhendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së mirëqënies për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim feje dhe etnie, ku respektimi i të drejtave dhe lirive njerëzore janë kushte themelore të demokracisë së shtetit tonë të ri.
Bajrami, Kosova feston të premten KOSOVE-BAJRAMI
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Bajrami, Kosova feston të premten Empty Kurban Bajrami në Kosovë

Fri 26 Oct 2012 - 18:35
Mëngjesin e së premtes, besimtarët myslimanë në Kosovë, kanë falur namazin e Kurban Bajramit.

Në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë, është mbajtur manifestimi qendror, ku Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka bërë thirrje për më shumë solidaritet me të varfërit, jetimët e të pastrehët.

Përveç urimeve për Kurban Bajramin, apo siç njihet në popull “Bajrami i Vogël”, Tërnava ka uruar të gjithë shqiptarët për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, Tërnava me bashkëpunëtorë të tij, për tri orë në ambientet e Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë pritur mysafirë të shumtë.

Besimtarët e fesë islame në Kosovë i kanë uruar edhe shumë përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe të partive politike.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Bajrami, Kosova feston të premten Empty Re: Bajrami, Kosova feston të premten

Fri 26 Oct 2012 - 18:40
"Kurban Bajrami në Kosovë"
me
"Bajrami, Kosova feston të premten"
temat u bashku
Sponsored content

Bajrami, Kosova feston të premten Empty Re: Bajrami, Kosova feston të premten

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi