Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Fëmijët shqiptarë së shpejti me abetare të përbashkët Empty Fëmijët shqiptarë së shpejti me abetare të përbashkët

Tue 20 Mar 2012 - 17:17
Tiranë – Sipas Ministrisë së Arsimit, data 3 prill është afati i fundit për të gjitha shtëpitë botuese, të cilat pritet të dorëzojnë variantet e tyre.

Në garë janë 13 shtëpi botuese, nga të cilat do të zgjidhet vetëm një, për të botuar tekstin e parë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.


Teksti i Abetares do të ketë një standard të njëjtë gjuhësor dhe pavarësisht varianteve që do të konkurrojnë, vetëm një abetare do të shpallet fituese nga komisioni i vlerësimit.

Pas afatit të vendosur, fituesi do të shpallet në fund të muajit prill dhe fëmijët shqiptarë të të dy republikave, do e nisin vitin e ri shkollor me Abetaren e përbashkët.

Kjo abetare do t’i bashkëngjitet tre abetareve ekzistuese alternative në Shqipëri, të cilat përzgjidhen çdo vit nga mësuesit, ndërsa në Kosovë do të jetë e vetmja.

Abetarja unike me titullin “Abetare e Përbashkët Shqipëri-Kosovë” do t’u ofrohet dhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në diasporë.

Unifikimi i teksteve shkollore është nisëm mes dy ministrive të arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, që do të vijojë edhe me tekste të tjera shkollore.Fëmijët shqiptarë së shpejti me abetare të përbashkët Tiranë – Sipas Ministrisë së Arsimit, data 3 prill është afati i fundit për të gjitha shtëpitë botuese, të cilat pritet të dorëzojnë variantet e tyre.    Në garë janë 13 shtëpi botuese, nga të cilat do të zgjidhet vetëm një, për të botuar tekstin e parë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.      Teksti i Abetares do të ketë një standard të njëjtë gjuhësor dhe pavarësisht varianteve që do të konkurrojnë, vetëm një abetare do të shpallet fituese nga komisioni i vlerësimit.    Pas afatit të vendosur, fituesi do të shpallet në fund të muajit prill dhe fëmijët shqiptarë të të dy republikave, do e nisin vitin e ri shkollor me Abetaren e përbashkët.    Kjo abetare do t’i bashkëngjitet tre abetareve ekzistuese alternative në Shqipëri, të cilat përzgjidhen çdo vit nga mësuesit, ndërsa në Kosovë do të jetë e vetmja.    Abetarja unike me titullin “Abetare e Përbashkët Shqipëri-Kosovë” do t’u ofrohet dhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në diasporë.    Unifikimi i teksteve shkollore është nisëm mes dy ministrive të arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, që do të vijojë edhe me tekste të tjera shkollore
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi